4 milionë euro dhe stadium i ri për Skënderbeun

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Fitorja e djeshme e Skënderbeut në Europa League vlen miliona, madje me shumë se ndonjë klub i Superiores ka buxhetin vjetor. 360 mijë euro shkojnë në arkat e klubit korçar për atë triumf, ndërkohë që në fazën e grupeve në total janë grumbulluar prej rezultateve pozitve 600 mijë euro.

Por më parë ekipi kishte marrë edhe 2.6 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe për kalimin e tureve 675 mijë euro: në total rreth 4 milionë euro. Biznes i mirë!

Por në Korçë nuk kënaqen me kaq, pasi presin edhe stadiumin e ri që do të bëhet. Projekti është i kahershëm, por mbetet për t’u pritur zbatimi i tij. Edhe Takaj e tha mbrëmë: “Ekziston një projekt nga qeveria, shpresojmë që së shpejti Korça që Shqipëria të gëzojnë për një stadium të ri, sepse sukseset e Skënderbeut janë të gjithë Shqipërisë”.