Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

4 lojtarë rinovojnë me Flamurtarin, Daja synon trofeun

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Drejtuesit e klubit të Flamurtarit po vijojnë punën për të ndërtuar një skuadër të denjë për të fituar trofe në sezonin e ardhshëm.

Hapi i parë ishte emërimi si trajner i Ilir Dajës, kampionit të saposhpallur me Skënderbeun dhe njëkohësisht të vetmit trajner që ka triumfuar me 3 skuadra të ndryshme në Shqipëri.Dita e sotme ka qenë shumë e ngarkuar, pasi janë rinovuar kontratat e disa prej futbollistëve që luajtën edhe sezonin e kaluar për kuqezinjtë.

Kështu Goran Siljanovski, Artim Pollozhani, Emiljano Musta dhe Muhamed Huseini do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm, ashtu si kapiteni Bushiç që kishte rinovuar disa ditë më herët.

Drejtuesit e Flamurtarit i kanë lënë në dorë trajnerit Daja të përzgjedhë se cilët nga lojtarët e sezonit të kaluar dëshiron të mbajë dhe më pas do të fillojnë punën edhe për afrime të reja.

Sezonin që sapo lamë pas Flamurtari e nisi në mënyrë të shkëlqyer, por ra në mënyrë të pashpjegueshme në gjysmën e dytë, duke bërë që të pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës së renditjes.