Zgjidhet kreu i ri i VMRO-së, ja kush është pasuesi i Nikolla Gruevskit

Filed under: Ilirida,Politike,Shqiperia Natyrale |

Pas dorëheqjes së Gruevskit, Kristijan Mickovski do të jetë lideri i ri i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni.

Në fjalimin e tij në përfundim të kongresit të parakohshëm në Vallandovë, Mickovski u zotua se nuk do të jetë kukull në duart e askujt, ashtu siç është përfolur në opinion, raporton Alsat.m

Ai u zgjodh në krye të partisë opozitare me 376 vota nga 428 delegatë të pranishëm, kurse 52 u shpallën të pavlefshme.

Ish-kreu i partisë, dhe ish-kryeministri i vendit Nikolla Gruevski u shpall kryetar nderi i VMRO-DPMNE.

Ai në një fjalim prej 1 ore e gjysmë akuzoi për tradhti disa delegatë, anëtarë të partisë.