Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vuçic: ‘Kosova’ zgjidhet me referendum

Filed under: Kosova,Politike,Shqiperia Natyrale |

Presidenti serb Aleksandër Vuçic, tha në një konference për shtyp të hënën se referendumi lidhur me çështjen e Kosovës duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“A kemi nevojë për përpjekje për të gjetur një zgjidhje? A do të arrijmë më shumë në të ardhmen sesa tani? Si president i Serbisë, besoj që ne duhet ta zgjidhim çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur,” theksoi Vuçiç.

Sipas presidentit serb, zgjidhja e “çështjes së Kosovës” do të sjellë paqe midis serbëve dhe shqiptarëve, e cila do të bëjë të mundur që Serbia të zgjidhë problemet ekonomike, të arrijë rritjen e investimeve, të përmirësojë situatën demografike dhe të reklamojë imazhin e vendit.

Ai vuri në dukje se të gjithë qytetarët serbë duhet të tregojnë përgjegjësi mbi “çështjen e Kosovës”.

“Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e njerëzve në Kosovë, unë marr përgjegjësinë për këtë çështje, megjithatë, të gjithë qytetarët e Serbisë duhet gjithashtu të tregojnë përgjegjësi”, citohet Vuçiç nga agjencia e lajmeve “Tass”.

Ai shtoi se nëse përgjigjja e qytetarëve në një referendum është e ndryshme, ai do të “mbajë përgjegjësi politike”. “Populli duhet të marrë vendimin përfundimtar,” tha Vuçiç.

Sipas presidentit, pyetja “nëse qytetarët pajtohen me një konsensus mbi Kosovën, që mund të arrihet një ditë” do të diskutohet në referendum.

Për Vuçic, zgjidhja e “çështjes së Kosovës” është thelbësore për Serbinë dhe duhet të punohet nga dyja palët për të arritur një kompromis final.

“Të dyja palët duhet të deklarojnë veten për këtë: nëse do të shkojmë për të vrarë njëri-tjetrin, ose nëse do t’i japim fund këtij rrethi vicioz”,citohet Presidneti i Kosovës nga agjencia serbe e lajmeve “b92”