Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Varrim me thirrje antishqiptare

Filed under: Kronika e zeze,Shqiperia,Shqiperia Natyrale |

Herët në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës erdhën autobusët dhe automjetet që sillnin personat që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas.Policia shqiptare ka kontrolluar pothuajse të gjitha mjetet dhe ka kthyer mbrapsht disa persona që mbanin me vete simbole iredentiste.Me pelegrinët ishte edhe eurodeputetja qipriote e njohur për qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve.Në Bularat u mblodhën të gjithë dhe ata qëndronin në sheshin kryesor dhe pranë banesës së Kacifas. Përveç flamujve grekë të vendosur në çdo rrugë, u shfaqën edhe simbole iredentiste, jo vetëm për të ashtuquajturin Vorio Epir, por edhe për Maqedoninë.