Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Tragjedi në Durrës, zjarri në banesë i merr jetën trinjakëve të mitur

Filed under: Shqiperia Natyrale |

Tre vëllezër trinjakë kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë private të shtetasit Gëzim Konçi në fshatin Rromanat në Durrës.Ngjarja e rëndë që ka tronditur gjithë fshatin ka ndodhur rreth orës 17:30, kur prindërit e trinjakëve të moshës 3 vjeç nuk ndodheshin në banesë.

Fqinjët kanë nxituar të ndihmojnë si dhe kanë njoftuar zjarrfikëset, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë për tre të miturit, të cilët janë gjetur të pajetë në banesë nga zjarrfikësit.Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Paraprakisht dyshohet për rrjedhje gazi apo shkëndijë elektrike.