Serbi, përgatitet dialogu me Kosovën: Kisha të mos bëjë presion

Filed under: Kosova,Politike,Shqiperia Natyrale |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç citohet nga shtypi vendas të pohojë se, pret që Kisha Ortodokse e Serbisë të jetë partnere gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën, e të mos ushtrojë presion mbi presidentin Aleksandar Vuçiç.

“Shpresoj që një fazë e re dialogu, gjatë së cilës presidenti Vuçiç të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individë të caktuar, të çojë drejt aprovimit të një politike të re”, kanë qenë fjalët e zyrtares së lartë serbe.

“Në këto bisedime pres që Kisha Ortodokse serbe, pjesë qindravjeçare e popullit dhe kulturës sonë në Kosovë, të jetë një partnere e mirë dhe, me ndikimin e saj të ndihmojë vërtet në vendosjen e një dialogu të ri mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Pres gjithashtu, – thuhet në deklaratën e saj, – që ajo të mos ushtrojë trysni mbi presidentin Vuçiç përpara fillimit të bisedimeve mbi Kosovën”, tha zv.kryeministrja.

Mihajloviç shtoi se të gjitha politikat e mëparshme nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtyrë Kosovën gjithmonë e më larg Serbisë. “Për këtë arsye, – citohet numri dy i ekzekutivit serb nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, – na nevojitet një qasje e re, e mençur dhe racionale, e cila të implementohet nga presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë”.