Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, protestojne kundra qarqeve ultra nacionaliste greke në Amerikë

Filed under: Ekskluzive,Shqiperia Natyrale |

Nga Beqir SINA – Brooklyn New York
BAY RIDGE BROOKLYN NY : Sot pasdreke në një nga lagjet e dominuara nga të dy komunitetet – shqiptarët e grekërit – Bay Ridge në Brooklyn – NYC, në organizimin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, në rrugën 4th Avenue në Bruklin, përball qëndrës Kulturore Federata Laconian (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit, dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork, u mbajt një protestë paqesore,për të dënuar veprimin e organizatës greke, e cila me një ceremoni e nderojë Kostandinos Kaçifës, i vrarë më 28 Tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.Në protestë morën pjesë dhjetra shqiptar nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe përfaqësues të komunitetit çamë.
Protesta e zhvilluar në kushte të një të ftohti ploar minus 10 grad celsius – nisi me këngën patriotike “Shqipëri o Nëna Ime” dhe ishte mjaft paqësore, duke u mbajtur në distanëcën e vendosur nga forcat e ruajtjes së rendit nga NYPD, simbas rregullave të përcaktuara për lejen e protestave.

Me kalimin e kohës protesta kaloi mes tensioneve të mëdha, sa u deshtë me pas edhe shtimi i numerit te forcave të policisë të cilët u vëndosën në numër të madh “barrikad” ne mes dy grupeve ate te shqiptarëve dhe përfaqësuesve të komunitetit grek në anën tjetër, të cilët vazhdimisht dolen jashte rruge duke provokuar me sharje dhe ofendime ndaj shqiptarëve. Anëtar të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kesaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek, dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA, kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë, dhe shanin shqiptarët si terroriste , ndërsa 35-vjeçarin e vrare ne perpjekje me Policie e Shtetit Shqiptar e cilësuan hero që simbas tyre ra për atdheun e tij e jo ne Shqiperi – ne Bulart te Gjirokasters.Kjo protestë e cila zgjati më shumë se dy orë, kishte si qëllim t’i kundërvihet tubimit të organizates greke në Nju Jork, Federatës Laconian (Spartans), e cila sipas saj ka prentedime të “ringjalljes” së asaj që ata që quajn Vorio Epir ose Epiri i Jugut. Andaj ata nderuan atë sic e po quan ata “Heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas, i vrarë më 28 Tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.

Shqiptarët, ndërsa qëndronin ne distancen e percaktuar përball forcave të poliicisë NYPD, qe krijuan “murin ndares” me drejtuesit e organizatës greke dhe mbështetsit e tyre, mbanin në duar flamuj amerikan e shqiptar, ndersa këndonin shpesh her këngë patriotike e therisnin “USA USA USA – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike ‘“ Dënoni Terroristin – Dënoni Terroristin” – Camëria Camëria” dhe “ Trup për You! që nderoni dhe mbroni një terrrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundra Policisë së Shtetit” –
Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parrulla provokuese, ngriten flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit, dhe më zë të lart thërrisnin : “ Konstantinos Katsifas, u vra se “ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek”, “Jugu i Shqipërisë është Greqi,” – “ Në Greqi nuk asnjë çamë dhe nuk egziston cështje Çame – Harrojeni Çamerinë”.Veprimtari i njohur i komunitetit çam në SHBA, Sali Bollati, i cili megjithse temperaturat sot ishin nën zero, kishte ardhur në protesët me bashkëshorten dhe vajzat e tij , e dënojë nëpërmjet thirrjeve dhe parrullave që mbante në dorë veprimin e Organizatës greke, si shfaqjen më të turpshme e të shëmtuar të elementit grek në përgjithësi, duke e krahasuar atë më gjenocidin e çmëve nga gjenerali Zevros pas LDB.Esad Gjonbalaj – nga Vuthaj një veprimtar i dallur i komunitetit, tha se ky veprim është tepër provokues për ne shqiptarët, “prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propogandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri i cili qëlloi me bresheri ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar, dhe që duhet shpallur terrorist edhe kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet “Hero” – “Trup për Ju – Shame on You!” thirri ai.

Ndërkohë, Kreu i Rrënjve Shqiptare Marko Kepi, në Nju Jork, i cili thirri protestën i tha gazetës tonë, se Amerikano shqiptarët janë të bashkuar në këtë protestë paqësore për të denoncuar një kriminel siç e quaiti ai veprimin e Konstantinos Katsifas, i cili simbas raportit zyrtar të policisë së “Policia e Shtetit” eshte thene se është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë , çka sqaroi Kepi në çdo vend të botës ky akt dënohet, por ja që një organizat greko amerikane, që mbahet e taksat e këtij vendi, i del sot në mbrojtje mandej për paturpësi edhe e nderon atë si një “Hero” .Ai tha se kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë.”Federata e Shoqërive Lokonike, duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, ose për gjenocidin e çamëve, e jo të dalin e të mbrojn e nderojn ata që po vrasin cdo ditë nga një shqiptar. Te denohen ata që kan kryer sic dihet dhe një genocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të liririsë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit”, tha ai.
Organizata “Federata Laconian (Spartans)” ka President Tomoleon Kakouros dhe Grammaticus Ioannis Koutalis eshte Drejtor i Komunikimit, e cila e nderoi atë sic e quan ajo “Heroin e rënë të Greqisë”, i njohur si Konstantinos Katsifas, duke thene se “ Konstantinos Katsifas eshte Hero për helenizmin e Epirit të Veriut” – “”Krimi i madh” i tij ishte dashuria e tij për vazhdimin e helenizmit dhe ngritjen e flamurit grek më 28 tetor 1940, përvjetori kombëtar grek OXI”, “Poliicia shqiptare është terrorise se vret grekërit pse ngrenë flamurin e tyre “ – ““Shqipëria, udhëhiqet nga një Kryeministër i droguar” e tjera
Federata e Shoqatave Laconian të Bashkuara është një organizatë jofitimprurëse kulturore, e themeluar nga lacedaemonians, të cilët thonë se janë grekë nga prefektura e Laconia, që është rajoni gjeografik simbas tyre rreth qytetit historik të Spartës. Kjo organizatë është rezultat i një përpjekjeje për të bashkuar dhe koordinuar Shoqatat Laconian. Federata e tyre thotë se po synon këmbënguljen dhe shfaqjen e komuniteteve Laconian këtu në Shtetet e Bashkuara, si dhe miratimin dhe shfaqjen e vazhdimësisë së pandalshme dhe të lavdishme të elementit Laconian. Për më tepër, ata thonë se ëndrra e federatës Laconian është pan-helenike dhe synon miratimin e përgjithshëm dhe shfaqjen e elementit grek në përgjithësi.