Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Republika Ilindenase e Maqedonisë”, emri i i i Maqedonisë, e prezanton Zaev

Filed under: Ilirida,Politike,Shqiperia Natyrale |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Liderët e partive politike në Maqedoni kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për çështjen e emrit dhe negociatat me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë.

“Sot në takim me krerët shtetëror informova në lidhje me negociatat me Greqinë për emrin. Informova presidentin, kryetarin e Kuvendit se qeveritë e dy vendeve flasin për opsione që mund të jenë. “Republika Ilindenska Makedonija”, (shqip: Republika Ilindenase e Maqedonisë) është propozimi rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë.

Me këtë garantohet identiteti i maqedonasve, multietniciteti duke përfshirë të shqiptarët, romët, turqit, vllehët dhe të tjerët. Ilindeni nuk ka asnjë aspiratë territoriale ndaj asnjë shteti, përfshirë edhe Greqinë”, – tha mes tjerash Zaev.

Ai tregoi edhe histori tjera për Ilindenin, duke thënë se na duhet “Ilinden i 4” me të cilin do të arrihet marrëveshje me Greqinë, që sipas tij, do të hapte rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE.