Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Qeveria e Kosovës: Zyrtarisht 2961 dëshmorë të rënë në luftë

Filed under: Kosova,Shqiperia Natyrale |

Qevera e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin me listën përfundimtare të numrit të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, në listën e dëshmorëve të rënë në luftë janë 2961 persona që tashmë njihen zyrtarisht.Në njoftimin e Qeverisë thuhet: “Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”,