Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Një president i përbashkët – propozimi i Edi Ramës për unitetin kombëtar

Filed under: Kosova,Politike,Shqiperia Natyrale |

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.

Rama këtë e ka thënë gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politik të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Ai ka thënë se ideja e tij mund të duhet jo reale për kohën e sotme, por ka thënë se ajo që ëndërrohet edhe mund të realizohet.

“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar kryeministri shqiptar Edi Rama.

“E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, ka thënë ndër tjera ai.