Ministri i Jashtëm grek tallet me shqiptarët: Zgjohen me muzikë greke, hanë sufllaqe dhe shajnë grekët

Filed under: Politike,Shqiperia,Shqiperia Natyrale |

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ironizon shqiptarët duke thënë se janë njerëz paradoksial se zgjohen në mëngjes me muzikë greke në drekë hanë sufllaqe dhe më pas shajnë grekët. Deklarata u bë në televizonin grek “Star”.

“Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”, u shpreh Kotzias.

Kreu i diplomacisë greke ishte në Selanik në Samitin e vendeve të Ballkanit ku merrte pjesë dhe pala shqiptare por nuk hezitoi të hidhte kunja për fqinjët. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë nga Maqedonia dhe Bullgaria.