Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Metoda Më e Mirë e Pjekjes së Perimeve në Furrë

Filed under: Shqiperia Natyrale |


Perimet e pjekura janë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme për organizmin.Ato ofrojnë një larmi vitaminash dhe mineralesh të rëndësishme.Por pjekja e tyre nuk është diçka që mund të bëhet shkel e shko.
Me teknikat e duhura, perimet e pjekura mund të transformohen në një antipastë të pashoqe.Në këtë artikull do të mësoni më mirë truket për pjekjen me mjeshtëri të perimeve.Kripa, Vaji dhe Piperi Nxjerrja në pah e shijes së perimeve kërkon një përzierje bujare por jo të tepruar të vajit, kripës dhe piperit.Perimet duhen spërkatur mjaftueshëm me vaj dhe erëza që të piqen mirë dhe të kenë një shije të shkëlqyer.Formula e artë është: për 450 gramë perime të copëtuara nevojiten një lugë gjelle me vaj ulliri, një lugë çaji me kripë dhe çerek luge piperi të zi .

Nxehtësia
Sekreti i rradhës për pjekjen cilësore të perimeve qëndron tek nxehtësia.Nëse nxehtësia e furrës është diku tek 170-180 gradë, perimet nuk do të bëhen dot krokante.Nëse dëshironi që perimet të bëhen krokante dhe jo të ziera në furrë, atëherë sigurohuni që temperature të jetë 220 gradë.
Koha e Duhur për Pjekje
Koha e pjekjes është e tëra në varësi të perimeve që keni përzgjedhur.Karrotat dhe patatet kanë nevojë për më shumë kohë për tu pjekur ndërsa perimet e buta si kungulleshkat kanë nevojë për më pak kohë.
Koha është gjithashtu në varësi të copave të prera të perimeve.Shpargu është i hollë dhe piqet shumë shpejt.Nëse kungullin e verdhë e ndani në copa të vogla ai do të piqet më shpejt ndërsa copat e mëdha kërkojnë më shumë kohë.Panxhari, karrotat dhe patatet e ëmbla kanë nevojë për 30-45 minuta në furrë.
Kungulli i verdhë ka nevojë për 20 deri në 45 minuta në varësi të madhësisë së copave.Brokoli, lulelakra dhe lakrat e vogla kanë nevojë për 15-25 minuta në furrë.Kungulleshkat, bizelet e shpargu kanë nevojë për 10-20 minuta në furrë ndërsa domatet qershizë, patëllxhani e specat për 15-25 minuta.