Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Meta nuk dekreton Sandër Lleshin , Shqiperia pa minister te brendshem .

Filed under: Politike,Shqiperia,Shqiperia Natyrale |

Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm në qeverinë e Ramës.Kërkesën për dekretim Meta e mori që të premten e kaluar, por vetëm 5 orë para përfundimit të afatit kushtetues, zëdhënësi i zotit Meta njoftoi përmes një mesazhi të shkurtër se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.Edhe pse Kushtetuta nuk i linte asnjë hapësirë Presidentit për t’u shprehur kundër apo për të rrëzuar kandidaturën, Presidenti vendosi që përmes zëdhënësit të tij të refuzojë propozimin e Kryemininistrit, duke shënuar në këtë mënyrë precedentin e parë që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të Kryeministrit për një ministër.Edhe pse për shkarkimin e Fatmir Xhafës, Ilir Meta nuk mori shumë kohë, për refuzimin e Sandër Lleshit ai respektoi afatin 7-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta. Neni 98 i Kushtetutës, pika 1, thekson se ministri emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i shtetit me propozim nga kryeministri brenda 7 ditëve, duke mos i lënë hapësirë për refuzim, por Ilir Meta vendosi që të mos firmosë propozimin e kryeministri Edi Rama, por nuk dha asnjë arsye për vendimin e tij negativ.

Por, çfarë ndodh pas këtij vendimi ende nuk është e qartë. Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të shprehej, situata komplikohet. Ndërkohë, zgjidhja e parë është që Ministria e Brendshme të vijojë të drejtohet nga zëvendësministrat. Top Channel pyeti edhe burime pranë mazhorancës, të cilat thanë se ende nuk ka një zgjidhje të situatës së krijuar. Presidenti Meta nuk dha asnjë shpjegim se çfarë nuk e bindi për Lleshin.Ndryshe nga qëndrimi që mbajti paraardhësi i tij Bujar Nishani, i cili deklaroi publikisht mosdhënien e pëlqimit, por siç tha Nishani në mars të vitit 2017, nuk kishte zgjidhje të mos e dekretonte sepse Kushtetuta nuk ia lejonte. Por, Presidenti Ilir Meta nuk mendon njësoj. Zëdhënësi i tij flet për bindje dhe jo për arsye se përse. Ndërkohë që mes Presidentit dhe kryeministrit qëndrojnë pezull disa çështje, si ajo për kreun e SHISH-it, plotfuqishmëria për negociatat e detit. Por, edhe posti i ri drejtues i kreut të ri të KLSH-së. Nga 34 emra që përmendi Presidenti, dy janë më të mundshmit: Bahri Shaqiri, ish-shefi i SHISH-it dhe socialisti Anastas Angjeli.