Marin Mema çmend mediat maqedonase !

Filed under: Politike,Shqiperia Natyrale |

auto_marini1428417150Opinioni publik maqedonas, i cili prej kohësh tashmë është nën tutelën e qeverisë, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit titull ” Të (mos) jesh Shqiptar” , brenda formatit të emisionit ”Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazertari i mirënjohur , Marin Mema dhe i cili u transmetua në ekranint e Top-channel , të dielën në orën 8:40.Emisoni , që fliste për qytetin antik, mesjetar dhe të sotshëm të Ohrit e që kishte një karakter investigav dhe përshkrues sa i përket kulturës shqiptare mesa duket i ka zemëruar qarqe të ndryshme mediatike dhe jo vetëm, transmeton ”Vatra”.
E përditshmja më e madhe në vend Dnevnik i kushtoi faqen e parë planit të gazetarit Mema me prapavijë qytetin e Ohrit duke e përshkruar në këtë mënyrë :”Top-channel dhe Koha e shtrembërojnë historinë. Dokumentar ekskluziv për Ohrin . Si humbën shqiptarët, të cilët dikur qënkëshin 80 %, kurse sot vetëm 6? Kujt ipërkasin objektet e kultit dhe a kanë lidhje ato me sllavët? Kush e ndërtoi kalanë e Ohrit? Çfarë ishte në të vërtetë Filipi i dytë dhe i biri, Aleksandri i Madh? Thuhet në emisionin e gazetarit të mirënjohur shqiptar , Marin Mema”.Nuk është lënë pa përmendur edhe fakti se formati i emisionit ka depërtuar edhe në Mavrovë edhe në Rekën e Epërme , tek Manastiri i ”Shën Bigorit”.
Gazetarja shket kur e cilëson shëtitjen e tij si të çmendur.” Ai si i çmendur trokiste nëpër dyert e shtëpive të boshatisura dhe jepte konstatime se si shtëpitë e shqiptarëve ortodoksë qënkan më të mëdha kurse ato të muslimanëve më të vogla” -shprehet Biljana Arsovska tek artikulli i Dnevnik.
Megjithatë , gjëja e rëndë qëndron në faktin se te artikulli për emisionin e Marin Memës është integruar një paragraf tjetër , që jo paqëllim ngatërron irredentizmin bullgar me qëllimin e emisionit , të të ashtuqujaturit, sipas tyre ”gazetar i çmendur”.
Tek ky paragraf krejt palidhje ndërfutet deklarata e një eurodeputeti bullgar se si ai paskësh ëndërruar për Maqedoninë :
”Pres ditën kur flamuri bullgar do të valojë në Shën Naum”.
Mjaft të përditshme dhe media të tjera alternative i kanë kushtuar vëmendje emisionit të fundit të Memës , por edhe aktivitetit të tij në përjgithësi.
Ajo, që është edhe më shqetësuese, është se gjithmonë në raste krizash , etiketimi dhe sulmimi i shqiptarëve ka shërbyer si valvul shkarkimi nga ana e “Mediave” dhe e qeverisë maqedonase.