Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Shpërngulja e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia (Video)

Filed under: Malesia |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

gucia-401x300Gucia ka dhënë 2.145 njerz me kualifikim superior, 25 doktor shkencash, 30 magjistra, 5 gjeneral, 15 kolonel, 10 nënkolonel, më tepër se 10 majora, 4 pashallar. Këto janë të dhëna impozante. Ky vendbanim i vogël dikur nuk ka qenë kaq i vogël, por mjaft i madh. Por Gucia sot është një “kasaba”, nga nji qytetëz e njohur , (Riza Gruda).

Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë cilësohen ndër territoret me shpërngulje më të lartë të shqiptarëve në Mal të Zi. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e popullatës gjendet në botën e jashtme, gjë që ka ndikuar që disa fshatra të kësaj zone të boshatisen.

Zyrtarë dhe analistë shprehin shqetësimin se vazhdimi i një shpërngulje të këtillë do të jetë me pasoja afatgjate për të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi.