Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Letra e Cooper ka tronditur Kosovën dhe shqiptarët

Filed under: Kosova,Shqiperia Natyrale |

Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë dhe më gjerë, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se letra e Robert Cooper ka tronditur Kosovën dhe shqiptarët.“Letra e Cooper është përshkrimi më dinjitoz që i kushtohet coptimit tinzar të Kosovës nga kupola e krimit që ka marrë mbi vete ta vë në pazar Kosovën për të shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale.Prandaj, të gjithë deshmitarët e Gjykatës Speciale, të cilët do të dëshmojnë për vrasjet e shqiptarëve nga shqiptarët kriminelë me qëllim të ardhjes në pushtet me grykën e pushkës, kjo video duhet t’i inkurajojë të dëshmojnë me ndërgjegje e me fakte dhe për mua secili do të jetë hero i gjallë i Kosovës. Dhe jo vetëm për mua, por të gjithë familjarët e viktimave dhe shqiptarët e ndërgjegjshëm”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:
Letra e Cooper ka tronditur Kosovën dhe shqiptarët
Të gjithë atyre ish-ministrave, ish këshilltarëve dhe ndonjë këshilltari aktual të komandantëve të Rognerit që kanë filluar në FB të shfajsohen me postime të ndryshme dhe reagime në shtyp, duke lëshuar sharje e gjëmë ndaj nëri-tjetrit, por që dikur mua dhe katër a pesë miqëve të mi, na shanin e kërcënonin, meqë prej vitit 1998, e më herët, u kemi treguar e denoncuar në shtyp se janë duke i sherbuyer krimit, kjo video duhet tua vras ndergjegjen. Të gjithë atyre që pas 20 viteve të çlirimit të Kosovës nga NATO dhe çlirimtarëve të vërtetë të Kosovës që sot kanë vendosur ta shesin Kosovën sikuir dikur Enver Xoxe, kjo video, që përfol letren e Cooper, duhet t’iu jep kurajo për të kërkuar falje para popullit të Kosovës, e sidomos para 20000 femrave të dhunuara të cilat folën me gojën e Vasfije Krasniqi Goodman.
Letra e Cooper është përshkrimi më dinjitoz që i kushtohet coptimit tinzar të Kosovës nga kupola e krimit që ka marrë mbi vete ta vë në pazar Kosovën për të shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale.

Prandaj, të gjithë deshmitarët e Gjykatës Speciale, të cilët do të dëshmojnë për vrasjet e shqiptarëve nga shqiptarët kriminelë me qëllim të ardhjes në pushtet me grykën e pushkës, kjo video duhet t’i inkurajojë të dëshmojnë me ndërgjegje e me fakte dhe për mua secili do të jetë hero i gjallë i Kosovës. Dhe jo vetëm për mua, por të gjithë familjarët e viktimave dhe shqiptarët e ndërgjegjshëm.Kjo kupolë e krimit u dorëzua vetëm pas daljes publike të Nazim Bllacës dhe deklarimit se kush po vret shqiptarë në Kosovë. E deniguran e kërcënuan, e burgosen, por me deklarimi publik dhe bërejn me gisht kah kriminelët e Kosovës, Nazimi ka shpetuar shumë shqiptarë dhe kriminelëve shqiptarë, që vranin në emër të UÇK-së, duke ua dogur listat e kandidatëve potencil për vrasje. Por, ndarjes së Kosovës më nuk ia ndal turrin vetëm një njeri, vetëm një Nazim. Kësaj dhimte të madhe që tash po na dhemb të gjithëve, vetëm bashkë mund t’i dalim përpara. Mos keni frikë nga etiketimet, sepse kriminelët ato i përdorin për të na heshtur !
Sa më shpejt, pasojat dhe dëmet do të jenë më të vogla.