Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kush është prokurorja që trembi sot politikën, çfarë i tha Tahirit dhe Hysit

Filed under: Politike,Shqiperia,Shqiperia Natyrale |

Ajo është Elisabeta Imeraj, u shfaq sot në Komisionin e Mandateve e prerë dhe e vendosur dhe duket se kjo nuk është hera e parë qëpërballet me çështje të vështira.

Prokurorja e krimeve të rënda, ndër të paktat gra në këtë institucion, spikati veçanërisht në diskutimin e sotëm mbi çështjen Tahiri.

Ajo është nga Tropoja, nëna e dy fëmijëve dhe prokurorja e çështjeve të mëdha, mes të cilave ajo e Shullazit, apo e 9 imamamëve të akuzuar për terrorizëm, për të cilët kërkoi 126 vjet burg.

Çfarë ndodhi sot në Komisionin e Mandateve:

Hysi: E kam me prokuroren që ka mbrojtur doktoraturën, a do pranoni ju që në bazë të thënieve në gazetë, ende pa e lexuar materialin, të krijoni bindjen e mjaftueshme?

Imeraj: Nuk po e marr pyetjen si intimiduese se në fakt më keni dhënë mësim. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje, as të dyzuar. Prokuroria ngre akuzë, është gjykata që del me vendim përfundimtar. Kjo nuk lidhet me atë çfarë unë mendoj por me atë çfarë mendon i gjithë grupi hetimor.

Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë lëndë narkotike në territorin italian, as pak 4 tonë në territorin tonë.

(Ka ndërhyrje nga anëtarët, zhurmë)

Ruçi: Deputet të lutem mos i ndërhy prokurores! As palës mbrojtëse. Imeraj: Lënda narkotike që është sekuestruar pa i hyrë detajeve të tjera për kanabizimin e gjithë territorit të Shqipërisë, i qëndrojmë kërkesës së bërë.

DEBATI ME TAHIRIN:

(Është nxehur situata në mbledhjen në Këshillin e Mandateve pas marrjes së fjalës nga ana e deputetit Saimir Tahiri. Ai është kapur disa herë me prokurorët duke u përpjekur që të ndikojë te ata në aspektin psikologjik.)

Tahiri: Nëqoftëse unë kam ardhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për deklarata publike ku implikohesha unë, makina ime dhe shtetasit Habilaj, për cilat arsye ju jeni penguar të nisni hetim?!

Alibeaj: Ajo që po bën zotëri janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën me pas, pa merak për këtë punë! Të krijojë emocione intimidimi për prokurorët atje…

Imeraj: Fakti që pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, ka hetuar atëherë prokuroria dhe ka konkluduar, heton tani dhe konkludon. Është çështje veprimesh.

Tahiri: Fakti që unë kam ardhur vetë të kërkoj hetim, e hedh poshtë deklaratën tuaj?

Imeraj: Ne nuk operojmë me deklarata!

Halimi: Nuk mund t’i bëjë ai prokurores pyetje, ç’është ky muhabet, pyetje politike prokurorëve?! Kjo është detyra jonë, të dëgjojmë njërin-tjetrin, ju me sa shoh e keni marrë vendimin. Po mirë, po procedurën do ta zbatojmë?!

Ruçi: Mos jep paragjykim as për prokurorinë as për deputetin. Deputeti ka të drejtën të sqarojë 2-3-5 gjëra. Ju lutem z.Tahiri pyetje të karakterit teknik i bëni dhe të fillojmë menjëherë shpjegimet tuaja!

Hajdarmataj: Z.kryetar për procedurë! Jam i mendimit që po gjykojmë në një terren kushtetues. Gjykimi juaj po mbron deputetin, të njëjtat standarde duhet të na krijohen edhe neve!