Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Serbia heq Kosovën nga harta e saj

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

s-1Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz dhe Kkryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantuan dje një plan bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Ky plan parasheh vazhdimin e mbështetjes së Vjenës për Beogradin në rrugën drejt BE-së.

Por disa media serbe e kanë quajtur skandaloz dokumentin, pasi Kosova është lënë jashtë hartës së Serbisë. Ato shkruajnë se asgjë nuk do të ishte kontestuese nëse Vuçiç dhe Kurz, në këtë plan nuk do ta prezantonin Kosovën të ndarë nga Serbia.

Në tekstin e këtij plani thuhet se Austria do ta mbështesë normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që parashihet bashkëpunim për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

Por ajo që i ka penguar mediat serbe është ana ilustrative e planit ku Kosova nuk është pjesë e hartës së Serbisë. Kjo në mediat serbe është interpretuar se Vuçiç dhe Kurz janë pajtuar që Kosova të mos jetë pjesë e Serbisë edhe pse Vuçiç thotë se, vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës