Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Presidentja në Gjykatën Kushtetuese

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

atifetertklPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është bërë pjesë e një rasti të Gjykatës Kushtetuese, ku Zyra e Avokatit të Popullit pretendon se ajo ka bërë shkelje kushtetuese me rastin e vazhdimit të mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Kushtetueses, pa e përfillur Kuvendin. Avokati i Popullit tanimë i ka drejtuar kërkesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me Dekretin e Presidentes për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë.Avokati i Popullit në kërkesën e dorëzuar në Gjykatë ka pyetur se a mund të justifikohet devijimi  prej Kushtetutës në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të ratifikuar me datë 23 prill 2014?
Në pajtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Avokati i Popullit i ka kërkuar Gjykatës  Kushtetuese të miratojë masën e përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të Dekretit të Presidentes deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Në Kushtetuese të premten nuk kanë dashur të flasin për rastin e iniciuar nga Avokati i Popullit.Edhe në Zyrën e Presidentes Jahjaga nuk duan të flasin për këtë rast, me arsyetimin se Gjykata duhet ta thotë fjalën e saj.Vendimi i presidentes Atifete Jahjaga për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Kushtetuese ishte bazuar në letërkëmbimin që kishte bërë vitin e kaluar Jahjaga me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.Përmes letërkëmbimit që Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e deputetëve e kishte shndërruar në marrëveshje ndërkombëtare, presidentja kosovare ua kishte bartur EULEX-it zbatimin e nenit 20 të Kushtetutës së Kosovës që rregullon formën e emërimit të gjyqtarëve ndërkombëtarë.
Përmes letërkëmbimit ishte paraparë që gjyqtarët ndërkombëtarë në Kushtetuese t’i propozojë EULEX-i ndërsa t’i konfirmoj formalisht presidentja, duke anashkaluar kështu Kuvendin.