Presidenti serb fyen Jahjagën dhe shqiptarët

Filed under: Kosova,Politike |

nikoliq_jahjaga-683x380-620x344Samiti i “Bërdo-Brionit” në Budva është shoqëruar me një përplasje mes presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe homologes së tij nga Kosova Atifete Jahjaga.Sipas gazetës serbe “Novosti”, Nikoliç i ka thënë Jahjagës se Kosova nuk është shtet dhe të mos shtiret sikur po drejton një shtet që sipas tij nuk ekziston.Këtë incident e ka konfirmuar për gazetën serbe këshilltari i Nikoliçit, Ivan Markiçi.“Mos mendoni se po udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë”, i është drejtuar Jahjagës kreu i shtetit serbe sipas Mrkiçit.
Gjithnjë sipas gazetës serbe, Nikoliç ka kritikuar në këtë Samit shqiptarët e Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Brukselit për “detyrimet” që kanë karshi serbëve. Me një gjuhë të ashpër ai ka thënë se nëse shqiptarët duan të një marrëveshje të vërtetë me serbët, duhet të përmbushin detyrimet e tyre e jo të mburren se kanë një shtet që nuk e njeh as gjysma e njerëzimit.
Ish-krahu i djathtë e Millosheviçit nuk ka lënë pa përmendur edhe Kumanovën, madje ka fyer të gjithë shqiptarët duke i quajtur terroristë. Ai i ka kërkuar Jahjagës që të kërkojë falje publikisht për ato që ndodhën atje.“Nikoliç i ka thënë asaj se pret që të paktën të kërkojë falje për ato që kanë bërë bashkëkombësit e saj, terroristët shqiptarë, të cilët me egërsi po vrasin në Kumanovë forcat e rendit, e në Prishtinë u përgatitet varrim solemn, në fakt, me nderime shtetërore”, ka thënë Markiç.
Sipas këtij të fundit, pas fjalimit të Nikoliçit Jahjaga ka heshtur dhe nuk ka folur më.