Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nikoliq: Të gjithë shqiptarët e Kosovës do t’i dëbojmë në Shqipëri

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Askush nga shqiptarët nuk ka dilema se po të kishte fuqi si Sllobodan Millosheviqi, presidenti aktual serb, Tomisllav Nikoliq do të mundohej të ishte “kasap” i ri.E fytyrën e vërtetë të nxënësit të kriminelit tjetër serb që po dergjet në Sheveningen të Hagës, Vojisllav Sheshel, e tregoi pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, ku vjelli vrer ndaj shqiptarëve .

E ata që janë më të vjetër sigurisht e dinë se çfarë thoshte Nikoliqi për shqiptarët kur ishte nënkryetar i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit.

Në një emision të realizuar diku në vitin 1993 (nuk dihet saktësisht data e prodhimit), Tomisllav Nikoliq kishte thënë se shqiptarët e Kosovës Serbia duhet t’i dëbojë në Shqipëri, transmeton Indeksonline.

“Nëse e dini programin e Partisë Radikale, atëherë këtë do ta bëjmë duke i dëbuar ata në Shqipëri”, kishte thënë Nikoliq i pyetur se çfarë do të bëjnë me shqiptarët e Kosovës.

Pas kësaj përgjigje ka pasuar komenti i moderatorit në studio i cili ka thënë se një strategji të tillë e kishte edhe Rankoviqi në vitet 1962-63.

“Pra ju për këtë e keni një buldozer të madh, apo”, ka qenë pyetja e moderator, kurse Nikoliq është përgjigjur: “Do ta shohim… ata vet do të ikin…”, ka thënë ai.