Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ministri kroat përulet para varrit të Adem Jasharit

Filed under: Kosova,Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

prekaz-1-620x339Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljeviç, dhe bashkëpunëtorë të tij, vizituan sot Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

MFSK bën me dije se ministri vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari.

Buljeviç bëri gjithashtu homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik në Prekaz.

“Ministri, në emër të familjes Jashari, u prit nga Murat Jashari, nip i Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai me shumë vëmendje përcolli shpjegimet që i jepeshin për çdo të rënë nga Murat Jashari, cili e shoqëroi delegacioni nga Kroacia gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Prekaz”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Murat Jashari në emër të Familjes shpjegoi historikun e qëndrimeve të familjes Jashari dhe bindjen e fortë që kishin, se pa luftë dhe sakrificë nuk vjen liria.

Ministri kroat me këtë rast foli për rezistencën çlirimtare të popullit kroat, sakrificat që ka bërë për liri, duke bërë krahasime me rezistencën e shqiptareve për liri dhe ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur.