Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Media në Serbi: Putini e ka njohur Pavarësinë e Kosovës

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Vladimir-Putin_Tomislav-NikoliqNë konference për media në Moskë, Vladimir Putin tha se Krimeja njësoj si edhe Kosova ka miratuar deklaratën e pavarësisë Prishtinë 26 tetor 2014 – Zyrtarët serbë e shohin me shqetësim deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus Vladimir Putin, ku në njëfarë mënyre e njeh pavarësinë e Kosovës, duke e barazuar rastin e Krimesë me atë të Kosovës.Gjatë një konference për media në Moskë, Putin ka deklaruar se Krime është pjesë e Ukrainës, e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe Kosova, ka mbajtur referendum dhe ka miratuar deklaratën e pavarësisë.Ai ka rikujtuar për të drejtën e popujve për vetëvendosje në bazë të Kartës së OKB-së, duke shprehur habinë se si në rastin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës “e bardha u quajt e bardhë”, kurse në rastin e ngjashëm me Krimenë “u quajt e zezë”.Portali serb “Blic” shtron pyetjen se si duhet tani të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës.Sipas këtij portali, politikanët në Beograd thonë se pavarësisht kësaj deklarate të presidentit Putin është i qartë qëndrimi rus karshi Kosovës dhe se “Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.