Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Kosova i kthen mbrapsht tekstet shkollore Serbisë

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

arsim-620x339Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka deklaruar se Kosova nuk do të pranojë tekstet shkollore në gjuhën serbe.Ky veprim merret si masë reciprociteti ndaj Beogradit, që ktheu mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.“Si ministër kam vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë”, ka deklaruar Bajrami. Ai ka pranuar sidoqoftë se një pjesë e librave ka hyrë nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.Sipas Bajramit, për masën e reciprocitetit janë të njoftuara doganat dhe të gjitha institucionet tjera përgjegjëse.