Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Forcat Speciale Serbe “bëhen gati” të bombardojnë Prishtinën?

Filed under: Kosova |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ngritja e tensionit serbo-shqiptar është në nivelin më të lartë të mundshëm që pas luftës në Kosovë. Ndeshja Serbi- Shqipëri, e ndërprerë për shkak të pushtimit të fushës nga tifozët serbë, ka hedhur në sipërfaqe edhe një herë urrejtjen serbe mbi shqiptarët. “Vrisni dhe pritini, që shqiptari të mos ekzistojë”, ishin thirrjet e pandërprera të 35 mijë serbëve në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Sipas gazetës “Express” një ditë pas vizitës së presidentit rus në Beograd, Vladimir Putin, ku ushtria serbe bëri edhe një paradë ushtarake erdhi edhe provokimi i radhës. Faqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe” ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, një fotografi të dy raketa-hedhësve për të cilët thonë se mund të gjuajnë në një distancë të tillë sa të mund të bombardojnë Prishtinën.

“Nora152mm” mund të hedhë predhat e saj deri në 50 kilometra që do të mjaftonte për të bombarduar Prishtinën”, shkruajnë serbët në faqen e tyre në Facebook. Lajmi është njoftuar dje nga gazeta “Zëri” në Prishtinën, të cilës i referohet gazeta tjetër kosovare Express.