Basha përkujton familjen Jashari: I tregoi botës se çfarë çmimi ka liria

Filed under: Kosova |

Basha
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar përmes një statusi në Facebook komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Basha shprehet se familja Jashari, i tregoi botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin “18 vjet më parë, Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Lavdi të pavdekshme komandantit të UÇK-së, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, shkruan Basha.