Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Klasifikimi i Forbes/ Scarlett Johansson aktorja më e paguar në botë

Filed under: Showbiz,Shqiperia Natyrale |

Ajo zhvendosi Emma Stonen, aktorja është në pozitën e parë sa i përket fitimeve vjetore.

Scarlett Johansson kryeson renditjen e këtij viti me 40.5 milionë dollarë fitime deri më 1 qershor të vitit 2018.

Duke luajtur vejushën e zezë në filmat “Avengers Marvel”, i solli një rol fitimprurës bukuroshes, e cili katërfishon fitimet për dallim nga viti i kaluar, raporton Forbes.

Ajo do të kthehet në ekran për vazhdimin e katërt të filmit të lartcekur gjersa xhirimit do të fillojnë në 2019.

Në vendin e dytë është renditur Angelina Jolie, e cila gjatë periudhës qershor 2017-2018 ka shtuar pasurinë për 28 milionë dollarë.

Jennifer Aniston përmbyll top treshen me rreth njëzet milionë dollarë të fituara brenda vitit.

Më poshtë mund ta gjeni renditjen më të re sipas Forbes:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë

Angelina Jolie – 28 milionë dollarë

Jennifer Aniston – 19.5 milionë dollarë

Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë

Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë

Mila Kunis – 16 milionë dollarë

Julia Roberts – 13 milionë dollarë

Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë

Melissa McCarthy – 12 milionë dollarë

Gal Gadot – 10 milionë dollarë.