Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Rruga e Arbërit”, fillon gërmimi për hapjen e tunelit të Qafë-Buallit

Filed under: Ilirida |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Rruga e Arbërit që lidh Tiranën me Dibrën mesa duket nuk do të jetë vetëm një premtim në letër.

Këtë fakt e vërteton nisja e punimeve për hapjen e tunelit që lidh Qafë-Buallin me rampën e pasurimit të kromit në qytetin e Bulqizës, pjesë e “Rrugës së Arbërit”.

Siç duket edhe nga pamjet ka nisur edhe hapja e këtij tuneli, ndërsa paralel vijon puna edhe për hapjen e tunelit që lidh Qafe-Buallin me urën e vashës në Klos.

Prefekti in Dibrës, Melaim Damzi, shpreh bindjen se kjo rrugë pritet t’i japë një hov të madh zhvillimit të kësaj zone.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe banorët e Bulqizës, për të cilët kjo rrugë pritet të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e zonës tyre.

Pjesa më e vështirë e kësaj rruge konsiderohet tuneli Xibërr-Murriz afro 4 kilometra i gjatë që lidh Matin me Tiranën.
2wf2zr6