Përgjimet në Maqedoni, zbulohet biseda ku fyhen shqiptarët

Filed under: Ilirida |

shkup-pergjimeSkandali i përgjimeve në Maqedoni, nxori në pah edhe qasjen diskriminuese dhe fyese të krerëve kryesor shtetëror ndaj shqiptarëve.Zbulimi vjen vetëm pak publikimit të “bombave” të liderit të opozitës, Zoran Zaev për skandalet e kryeministrit Nikola Gruevski.Përgjimi i fundit zbulon dhe një nga pikëpamjet e liderëve maqedonas në lidhje me shqiptarët.Në bisedën midis shefit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, me drejtuesin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviç- Llatas, kuptohet qartë ndjenja anti-shqiptare.
Mijallkov dhe Llatas flasin në mënyrë përbuzëse ndaj shqiptarëve duke i quajtur ‘shqiptari’ dhe duke i nënvlerësuar, si faktorë i padobishëm në skenën politike. Biseda tregon se si nuk bëhet asnjë llogari për shqiptarët, ku diskutohet pozita e tyre e dobët dhe si një faktor i papërfillshëm.
Ja biseda në minutën e tret:
Mijallkov: Tek shqiptarët është dobët (Kaj siptarite e slabo gledas). Ata, nuk të interesuar shqiptarët se çfarë bëjnë.
Llatas: Jo, ata janë tani katër dhe është vështirë të ndodhin mbushje (votash) nga katër partitë. Sepse tani nuk ka interes dikush t`u mbush kutitë. Më përpara kishin interes, se maqedonasit humbasin. Kjo është puna e parë. Ndërsa puna e dytë është se ata mbushin më pas
Mijallkov: Nuk mund bash të mbushin.
Llatas: Shumë të rëndësishëm janë ata tre që i pamë mbrëmë. Se çfarë rezultati do të sigurojnë. Unë besoj se ne minimum 50 do ti bëjmë.
Mijallkov: Për 50 nuk bëj fjalë. Unë mendoj se do t’i surprizojmë për më shumë.