Përgjimet maqedonase, zyrtarët e VMRO-së urrejne dhe kercenojne Shqiptaret .

Filed under: Ilirida |

36730653_3031491989699_fyromE përditshmja austriake “Der Standard” thotë se, nga zbardhja e një pjese të transkriptimeve nga protokolli i përgjimeve në Maqedoni, ka dalë në dritë një bisedë “audio” e ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish-ministrit të Transporteve, Mile Janakievski, mbi zhvendosjen e disa banorëve nga ndërtesa ku parashikohej ngritja e një objekti tjetër.

“Shikoje edhe njëherë dhe më trego javës tjetër. Nëse kanë votuar për LSDM, atëherë le të qërrohen. Nëse nuk votojnë për ne, le të bëjmë punën tonë!”, dëgjohet të thotë Gruevski.

Në një përgjim të ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska, dëgjohet kërcënimi i saj ndaj shqiptarëve që përbëjnë 25 për qind të popullatës.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, atëherë ne mund t’i shpartallojmë ata për një orë”, thotë Jankulovska, duke nënkuptuar shqiptarët.

Transkriptimet i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale nga Partia Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM). Deri tani, ajo ka hetuar 45% të regjistrimeve “audio”, ndërsa juristët po verifikojnë për të parë nëse ka argumente për shkelje ligjore.

Prokuroria Speciale ka porositur një sistem të ri dëshifrimi, i cili mund të hetojë edhe 67 mijë të dhëna që vlejnë si të palexuara. Por për shumë çështje duhet të ndryshohet edhe ligji.

“Ne kemi forcën dhe vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe shpërdorimin e postit”, thotë një nga 3 drejtueset e këtij organizmi, Lence Ristovska.