Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Organizatori i kriminelëve që masakruan deputetët, shëtit lirshëm nëpër Maqedoni

Filed under: Ilirida |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

trazirat-maqedon-krimineli-aktor-shetit-i-lire-420x245Aktori dhe krmineli Vllado Jovanovski, i cili është në mesin e atyre që MPB-ja kërkon paraburgim për sulmin e dhunshëm në Parlament të enjten, sot mori pjesë në programin kulturor dhe artistik, me rastin e kanonizimit të Kiprijan Slençevski për shenjtor në manastirin “Shën Jovan Preteça” në Slepçe të Demir Hisarit, njofton TetovaSot.
Ministria e Brendshme kërkon nga Prokuroria e Shkupit masë paraburgimi ose konfiskimin e pasaportave të katër personave, për të cilët Ministria e Brendshme tha se janë siguruar provat se ata janë organizatorët dhe udhëheqësit e sulmit në Parlament të enjten, përcjell TetovaSot. Bëhet fjalë për udhëheqësit e organizatës “Për Maqedoni të bashkuar”, Boris Damovski, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Igor Durlovski për të cilët Ministria e Punëve të Brendëshme i kërkon Propkurorisë së Përgjithëshme urgjentisht të merren në pyetje.