Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe meshat me priftërinj shqiptar në Maqedoni

Filed under: Ilirida |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

shqiptar-ortodox-jpeg
Fahri Xharra
Në pyetjen sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër shqiptarësh ortodoks që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar dhe jetojnë në Maqedoni , i përgjigjemi:
“Pikërisht mungesa e një platforme kombëtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuam shumë keq në histori. Platforma sllave e ka zanafillën që në shekullin 16 kur Rusia i përktheu veprat kishtare të Bizantit e përkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinë dhe unitetin fetar dhe në shekullin 19 dolën me platformë për formimin e shteteve kombëtare sllave.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Po këta të sotit çka bëjnë më pak ?

Dhjetëra objekte fetare katolike dhe ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë të heshtur janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllavo-maqedonas dhe institucionet e tyre, që kryesisht bënin fushata të implikuara edhe me mekanizmat shtetërore.
Si kemi lejuar që të gjitha këto begati kishtare të Kishës Ortodokse Shqiptare t’i përvetëson Kisha sllavo-maqedonase”, ? Pse sot pas shumë shekujve e viteve, asnjë institucion apo shoqatë shqiptare nuk ka ngritur zërin për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe të drejtën për të pasur trashëgiminë dhe ekskluzivitetin ndaj këtyre tempujve fetar te krishterë ?

A duhet një grup historianësh shqiptarë të shqyrtojnë mundësinë për të nxitur nismën që këto tempuj të rikthehen si pjesë e trashëgimisë fetare shqiptare dhe të jenën nën mbikëqyrjen indirekte edhe të Kishës Ortodokse Shqiptare (KOSH) me seli në Tiranë, ashtu siç ka pretendime të deritanishme të Kishës Ortodokse Serbe apo asaj Greke në Maqedoni.
E dimë ne . që kishat me taban shqiptarë dhe në zonat kryesisht shqiptare, dikur që frekuentoheshin dhe mirëmbaheshin nga priftërinj shqiptarë dhe nga ajo popullësi e kësaj feje, totalisht kanë humbur gjurmët duke u sllavizuar ?shqiptar ortodox jpeg

Sipas fakteve historike kisha e përvetësuar nga maqedonasit është kisha e Jovan Bigorskit që gjendet në rrugën për në Dibër, ku ajo ka taban tradicional shqiptarë nga periudha e ndarjes së kishës së Stambollit nga ajo e Romës. Edhe kisha në fshatin Leshkë disa kilometra larg Tetovës ka origjinë ortodokse shqiptare ndërsa ajo sipas historianit Xhemaili ka qenë një ndër kishat më të njohura të shqiptarëve para ardhjes së turqve në këto hapësira. Kisha më e madhe e përvetësuar është ajo e Shën Naumit të cilën e kanë ndërtuar shqiptarët dhe të gjitha lutjet apo pelegrinazhët janë bërë në gjuhën shqipe. Para copëtimit të Shqipërisë në Gjyqin e Hagës vendoset që kisha e Shën Naumit të lihet nën patronatin e Serbisë dhe me themelimin e shtetit maqedonas më 2 gusht 1944 kjo Kishë kalon nën patronatin e maqedonasve. ( Ina )

Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre – mysliman, menjëherë pas invadimit Otoman në Ballkan. Po del se, çdo ushtar osmanlli nën sqetull paska sjellur me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si farat e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme. Prandaj, këtu ndodhi edhe lajthitja më madhe e Europës në fundshekullin e 19 dhe fillim shekullin e 20 , e cila, e ndikuar nga ideologjia pansllaviste e Moskës dhe Beogradit, nuk arriti të mbroj kompaktësinë territoriale të shqiptarëve (në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës) në të ashtuqujaturat harta të gjelbërta të banuara me shqiptarë.

Autoktonia shqiptare në Maqedoni, gabimisht dhe djallëzisht është trajtuar nga studiuesit sllavë, si dhe nga qendrat politike në Moskë, Beograd e Shkup vetëm si segment nacional i shqiptarëve myslimanë, pa dhënë asnjëherë sqarime se çka ndodhi me vazhdimësinë territoriale e etnike të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni.”- shkruan Emin Azemi

(A e kanë ruajtur identitetin shqiptar?
Po, ata kanë identitet shqiptar, mendojnë se janë shqiptarë ortodoksë dhe në të njëjtën kohë mendojnë se janë pjesë e kombit shqiptar.
Ju personalisht jeni maqedonas apo shqiptar ortodoks?
Unë personalisht jam shqiptar ortodoks, sepse gjyshja ime dhe babai im kanë qenë shqiptarë ortodoksë , ata në shtëpi kanë folur vetëm në gjuhën shqipe.
A dini ndonjë fjalë shqip?
Po, por jo si nëna dhe babai im, sepse unë kam kaluar rreth 40 vjet jashtë Republikës së Maqedonisë dhe nuk kam patur mundësi të flas në gjuhën shqipe me shqiptarët e mi ortodoksë. Megjithatë “Faleminderit shumë, Mirdita, Shumë mirë”, etj etj.
Sipas raporteve ju keni thënë se shqiptarët ortodoksë në Maqedoni duhet të kenë kishën e tyre ortodokse, që do të thotë edhe një kishë tjeyër iortodokse shqiptare. I qëndroni akoma kësaj ideje?
Po, e kam thënë sepse shqiptarët ortodoksë e duan këtë gjë dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe ligjet e lejojnë këtë gjë. ( Intervista Sinadinovski – Linda Karadaku)

Dhe KOASH ne Tiranë : A keni ndonjë lidhje me kishën ortodokse të Shqipërisë?
Deri tani kemi pasur vetëm kontakte individuale, por kur të themelohet kisha shqiptare ortodokse e Maqedonisë planifikojmë të vendosim marrëdhënie pune me kishën shqiptare, por jo vetëm me të, por të gjitha kishat që të na pranojnë. Nuk duhet harruar që kemi kishë shqiptare ortodokse në Amerikë dhe Kalabri.

Duhet bërë shumë në ndriçimin e të vërtetës rreth asimilimit te popullatës shqiptare ortodokse ne Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Të rikujtojmë edhe njëherë se shumica e manastireve ortodokse ne Maqedoni ishin shqiptare, dhe se në Manastirin e Shën Gërgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945 liturgjia kryhej në gjuhën shqipe; manastir i cili u dogj per të humbur gjurmët shqiptare . Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtyn që për këtë manastir te doktoroj Julia Trickovska me qëllim të falsifikimit të fakteve historike dhe të njejtën permes Këshillit të Evropës e sollën në Kosovë që të drejton Trashëgimin Kulturore. Poe njejta është bashkautore e Enciklopedisë së Maqedonisë dhe të katër librave tjerë që e falsifikojnë kulturën dhe traditën shqiptare në Maqedoni. Julia bashkëpunon me arkeologun Pasko Kuzmanin të cilit ju besuan shumë vepra dhe publikime për përvetësim të kulturës materiale shqiptare në Maqedoni. ( Qazim Namani)sh orto 1

“Zhdukja” ishte e mundur ne saje të platformës pansllaviste te iniciuar nga Rusia e cila platformë filloi të zbatohet në dëm te çështjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancës së shenjtë e cila u realizua me inicim te Rusisë. Si rrjedhim i kësaj u shuan të gjitha lëvizjet shqiptare që synonin pavarësi dhe autonomi nga Turqia dhe kryengritjet që i iniciuan shqiptarët i shfrytzuan grekët dhe sllavët të i bëjnë shtetet e tyre nacionale. Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 për të bër shetetin modern Grek si dhe teoritë e Homajkovit dhe Danillevskit për të formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tërësisht nën kontrollin Rus ndikuan në tkurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve duke e lënë popullin shqiptar pa as një të drejtë kombëtare, të varfër, të përçarë dhe në proces te vazhdueshëm te asimilimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetë iu ndihmonte në këto qëllime satanike.