Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

DW: Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake

Filed under: Ilirida |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

17800070_1240688242719535_7730053009330199144_nNë Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake. Raportet në media flasin për një bllok, i cili do të angazhohet në mbrojtjen e vendit me të gjitha mjetet.Autoritetet nuk i përgjigjen pyetjes se kush qëndron pas të ashtuquajturit “Fronti Patriotik Maqedonas”. Sipas “Deutsche Welle”-s, ministri i Punëve të Brendshme thotë vetëm se “është në rrugë zyrtare”, ndërsa të tjerët nuk japin asnjë shpjegim.Organizmat mediatike qeveritare atje kanë nisur të njoftojnë se “qytetarët po mblidhen vullnetarisht dhe po organizojnë brigadat popullore me qëllim mbrojtjen popullore, nëse socialdemokratët uzurpojnë – sipas tyre, – institucionet”.Përveç “brigadave popullore” që po themelohen, në Maqedoni janë regjistruar e veprojnë edhe rreth 20 të ashtuquajtura shoqata patriotike, të cilat gjithashtu këmbëngulin se kanë për qëllim “mbrojtjen” e vendit.Grupi “Pere Toshev” nga Prilepi, i përbërë prej 10 anëtarësh, sulmoi një gazetar vendas, Bozhidar Barlakoski, i cili e denoncoi në polici dhunën e ushtruar ndaj tij. “Pere Toshev”, – thotë “DW”, – dhe 23 organizata të tjera paraushtarake kanë mbajtur në Veles një takim për bashkim forcash, me qëllim “vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë”.“Populli ka nisur të organizohet vet, ashtu siç ndodhi në vitin 1903. Të gjithë maqedonasit duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturave që veprojnë kundër kombit tonë”, thotë Jane Çento, një nga nismëtarët e “Frontit Nacional Maqedonas”.Shenjat se aktivitetet po koordinohen nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të nismës “Për Maqedoni Unike”, të postuar në Facebook, ku thuhet: Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vijë koha e fitores përfundimtare.Ndërkohë, kriza në vend vazhdon dhe, pavarësisht disa seancave të njëpasnjëshme, Parlamenti ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e ri.