Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Akademia antishqiptare e Maqedonisë

Filed under: Ilirida |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nga Abdulla Mehmeti.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata i kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre. Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si njerëz malokë primitivë…” – (Enciklopedia e re maqedonase, e botuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve)

Përkulja, gjunjëzimi, poshtërimi, nënshtrimi dhe pranimi i vasalitetit të shqiptarëve ndaj shovinizmit proserb në Maqedoninë e sotme nuk mbështetet vetëm nga strukturat udhëheqëse të subjekteve politike të shqiptarëve, por edhe nga disa intelektualë, profesorë, shkrimtarë dhe shkencëtarë shqiptarë, sipas traditës së vasalitetit dhe mercenarizmit të trashëguar nga pushtimi serb pas vitit 1913, regjimi komunist jugosllav pas vitit 1945 dhe i zbatuar pas pavarësimit të këtij shteti më 1991 e deri në ditët e sotme. Akademia Maqedonase (jo e Maqedonisë) e Shkencave dhe Arteve, nëse nuk u kërkon falje publike shqiptarëve, në rrugë zyrtare, për falsifikimin ordiner të historisë dhe ofendimet ndaj popullit shqiptar, autoktonisë, identitetit, historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare, sidomos përmes Enciklopedisë, ky institucion duhet të paditet në gjykatën ndërkombëtare për krime, si nxitëse dhe frymëzuese e krimeve të gjenocidit ndaj shqiptarëve, të mos njihet për institucion që i përfaqëson interesat edhe të shqiptarëve (e cila financohet edhe me paratë e tyre), ndërsa anëtarët shqiptarë në këtë pseudo Akademi, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë shkencorë të jashtëm, nëse nuk distancohen publikisht (jo përmes deklaratave dhe reagimeve të çastit), nga politikat e saj dhe nuk japin dorëheqje të parevokueshme, të shpallen publikisht si persona që rastësisht flasin në gjuhën shqipe, por nuk i e përfaqësojnë interesat e popullin shqiptar në këtë shtet dhe jo vetëm.

Marrë nga “bota sot”