Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Haradinaj: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë

Filed under: Kosova,Shqiperia Natyrale |


Nga: Luard Kullolli
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina ka thënë se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin. Haradinaj dha këtë përgjigje kur u pyet nga moderatori Ermal Mamaqi ne emisionin “Xing me Ermalin” ne Klan Tv se cili do të jepte dorëheqje nga detyra e kryeministrit nese Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin.“Unë dorëhiqem”, ka deklaruar Haradinaj duke e ngritur dorën lartë. Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për raportet e tij me presidentin e Kosovës dhe ka thënë se kanë mospajtime për çështjen e korrigjimit të kufijve.Ndera sa i perket politikaneve Shqiptare ai nuk pranoj te zgjedhe te preferuarin e tij duke thene se ka marredhenie te mira me te gjithe.