Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gazeta hungareze: Sherbimet sekrete të përfshira në arratisjen e Nikolla Gruevskit

Filed under: Ilirida,Politike,Shqiperia Natyrale |


Gazeta hungareze “Politico” njofton se arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është ndihmuar nga pjesëtarët e inteligjencës përmes shtegut ballkanik deri në Hungari.“Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në ndërtimin e arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të paraqitej papritmas në Budapest, shkruan gazeta duke iu referuar dy njohësve të situatës në shërbimet sekrete.Autoritetet hungareze deri më tani kanë pranuar që diplomatët hungarezë e kanë marr Gruevskin në Budapest, pasi që kërkoi azil në ambasadën hungareze në Tiranë, por mohonin përfshirjen në ikjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri.