Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gazeta gjermane: Komandantët shqiptarë që sot luftojnë për ndarjen e Kosovës!

Filed under: Kosova,Politike,Shqiperia Natyrale |

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, “BILD”, ditën e sotme ka dalë me titull kryesor: “Komandantët luftojnë për ndarjen e Kosovës”, duke i kushtuar kështu një artikull të posaçëm asaj që po ndodh mes Hashim Thaçit dhe homologut serb Aleksandër Vuçiç, për ndarjen e Kosovës.

Në shkrimin që “BILD” i ka kushtuar situatës së Kosovës sot trajtohet absurdi, se si ish komandantë të rëndësishëm të UÇK të cilët luftuan kundër ushtrisë së Slobodan Milosheviçit, sot që janë në pushtet kërkojnë që betejën dhe gjakun që u derdh për këtë Kosovë që është sot edhe me investimin ushtarak dhe politik të SHBA, BE dhe NATO, ta kthejnë sërish në pikën zero!Ky shkrim vërteton edhe njëherë që vendimi i Thaçit nuk duket absurd vetëm për shqiptarët por për këdo.