Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vangjel Dule nje cam nga Gumenica i shitur si grek .

Filed under: Cameria |

630Njihni Elenin, ish-mikja armike që po rrënon Vangjel Dulen. Disa akuza të panjohura dhe një rrëfim nga brenda PBDNJ. Lidhjet me organizatat ekstremiste antishqiptare. Historia e patreguar e votave nga “jo grekët e Vranishtit” që e bënë deputet. Disa gjëra për veten dhe familjen që z.Dule nuk pëlqen t’i thotë asnjëherë në publik
Fillimet e depërtimit të Vangjel Dules në fushën e politikës kanë filluar si shoqërues dhe përkthyes i Anastas Janullatosit në fillim të viteve 1990, pasi kishte njohje dhe kontakte të rregullta me Mitropolitin e Konicës Sebastianos, kryetarin e SFEVA-s, (lëvizja e studentëve për çlirimin e Vorio Epirit) Grigori Drigojas dhe Babis Karafanos që ato vite ishte kryetar i shoqatës Rinia e Vorio Epirit.
Me ardhjen në Shqipëri si kryepeshkop i Kishës Autoqefale, të Janullatosit, Dule u pa fillimisht të vishte rrobën e dhjakut fetar. Për rreth 7 vite, ai ishte njeriu më i besuar i Anastas Janullatosit. Ka një hije dyshimi në ngritjen e shpejtë të karrierës politike të Dules i cili me vdekjen e kryetarit të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo më 2002, u telekomandua kryetar i kësaj partie pa qenë i anëtarësuar. 721-900x650Disa akuza të rënda nga brenda PBDNJ Sapo mori në duar PBDNJ-në ai mbylli gazetën partiake DEMOKRACIA dhe largoi të gjitha figurat kryesore që ishin themeluesit e partisë që në muajt e parë të drejtimit të saj. Ish-deputeti i PBDNJ, Kristo Goçi në një shkrim të tij rrëfen:
“Në vend që të mbështeteshim tek një nga anëtarët relativisht të vjetër e të besueshëm si udhëheqës i ri i partisë, shkuam e morëm (ose erdhën e na thanë), domethënë importuam dhe adaptuam nga jashtë radhëve të Partisë, kryetarin e “Omonia”-s si kryetarin e ri të PBDNJ-së. Kjo më kujton veprimet arbitrare autoritariste të regjimit komunist, kur komandohej “zgjedhja” e sekretarëve të organizatave të PPSH, që në emër të direktivave nga lart do të ishin tutorët tanë në të ardhmen. Ne nuk u thelluam në CV-në e të importuarit. Është esenciale të studiosh historinë e ngjitjes së një personi që kërkon të jetë në të ashtuquajturën “elitë”.Ne e dinim shumë mirë që në zgjedhjet e fundit të “Omonia”-s ishin larguar demonstrativisht të gjithë kandidatët për kryetar të kësaj organizate, pasi kryetari ekzistues kishte manipuluar zgjedhjet nëpër fshatra (ky fakt ekziston i dokumentuar në shtypin e asaj kohe).
Ne nuk u treguam substancialë për vlerësimin minimal të figurës së ish-kryetarit të “Omonia”-s kur ai në dy zgjedhje të njëpasnjëshme politike, si kandidat i porositur në zonën e Dropullit, në shtëpinë e tij, mundej thellësisht nga një tjetër intelektual minoritar i PS-së, që gëzon akoma edhe sot e kësaj dite respektin e popullit të Dropullit.16.-Dule-17-.5.15-900x576Në të kundërtën, ne morëm të mundurin nga njerëzit tanë për të komanduar njerëzit tanë në auto-duele të humbura. Ndërkohë që populli nuk e votonte, ne e morëm me ceremoni, e bëmë shef dhe nga shef, dy herë deputet qyl në krye të listës së PBDNJ-së. Në kongresin, ku natyrisht do të ishte kandidat për kryetar vetëm ai, ish-kryetari i “Omonia”-s, njësoj si atëherë në Jug, që të jemi të sigurt në numërimin e votave, sepse na duhen mbi 50% e delegatëve të porositur, të çelnikosim komisionin e numërimit të votave duke i vendosur vetëm minoritarë grekë, por kujdes, ata duhet të jenë grekë “të urtë”. Dhe numërimi ishte me të vërtetë mallëngjyes, në 500 votues “vetëm 14” kundër…Në sajë të anarkisë, liberalizmit ekstrem dhe indiferencës totale ndaj shumicës, PBDNJ ka humbur pothuajse plotësisht vlerat pozitive për të cilat u krijua. Ai në fillim na zhgënjeu, tani vetëm na revolton kur, pa ndjenjën e përgjegjësisë po le të ndryshket gjithçka që ndërtuam me merak për vite të tërë”.Këto janë akuza të rënda që i bëhen Vangjel Dules nga Kristo Goçi, njëri nga figurat kryesore të PBDNJ-së dikurshme.1-12-900x675Njihni Elenin, ish-mikja armike që po rrënon Dulen
Dule disa herë ka marrë pjesë në tubimet e organizatave ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç njihet nga grekët Autonomia e Vorio Epirit. Në të gjitha aktivitetet që ka marrë pjesë është shoqëruar ngrohtë nga kryetarja e shoqatës së Rinisë së Vorio Epirit, Eleni Dhimu. Kjo shoqatë merret me aktivitete antishqiptare dhe ka organizuar tubime ku flitet për aneksimin e jugut të Shqipërisë.3.-900x639Afërsia e Eleni Dhimut me Vangjel Dulen vërehet në shumë fotografi ku ata janë gjithnjë bashkë. Por pas ekskursionit të Gushtit 2014, ku për herë të parë Vangjel Dule mori bashkëshorten e tij në aktivitetet e minoritetit grek, marrëdhëniet me Elenin u ftohën papritmas.4.-900x601Pas Gushtit, Eleni Dhimu që gëzon autoritet në personalitetet e politikës greke, tek anëtarët e OMONIA dhe të organizatave të tjera, filloi sulmin kundër Dules. Goditjen e parë Vangjel Dule e mori kur kandidati që ai propozoi për kryetar të OMONIA, Vasileos Kajos humbi përballë kandidatit që mbështeti fuqishëm Eleni Dhimu, Leonidha Papa.12.-Dule-Eleni-Athine-900x598Goditja tjetër që po i jep Eleni Dhimu, është ajo në fushatën parazgjedhore në këto zgjedhje për pushtetin vendor. Me autoritetin e saj Dhimu ka influencuar që të gjithë shoqatat e minoritetit grek të mbështesin kandidatët për kryetar bashkie të partisë greke MEGA dhe jo të partisë që drejton Vangjel Dule, PBDNJ.Sipas të gjitha gjasave, maksimumi i PBDNJ nën drejtimin e Vangjel Dules mund të arrihet në vetëm një bashki, atë të Finiqit në marrëveshje me PD-në.14.DULE-ELENI-2013.-BularatLidhjet me organizatat ekstremiste antishqiptare
Vangjel Dule gjatë viteve 2010-2014 ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat e minoritetit grek në Athinë dhe Larisë me temë aneksimin e jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit. Ai e ka ditur mirë se ku ka shkuar. Në ftesa shkruhet qartë se bëhet fjalë për promovimin e Autonomisë.542-900x600Madje ai është fotografuar me atë palo flamur i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë, as ndonjë ekip futbolli, as ndonjë bashki apo ndonjë shoqatë humanitare njerëzore, por tregon se është flamuri i qeverisë së Autonomisë së Vorio Epirit i kryesuar nga Jorgji Zografos dhe andartët e tjerë të ardhur nga Athina në vitin 1914.721-900x650Dule ka bërë takime me drejtuesin e organizatës SFEVA, Filotheo Kemenzhezhidhis, si dhe me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012. Takimi është bërë në Korçë, Tetor 2012, kur ai vuri një kurorë me lule në emër të Jeros Loxos 2012, në Boboshticë të Korçës. Këtë kurorë e kishin sjellë anëtarët e Jeros Loxos 2012 dhe SFEVA për Vangjel Dulen nga Greqia.11.-Dule-Babis-Karathanos-644x400Paraushtarakët e Shenjtë Ortodoksë “Jero Loxos 2012”, financohen nga kisha greke dhe qendrën e kanë në Mitropolinë e Konicës ashtu si dhe SFEVA.
Z.Dule për çdo vit bënë homazhe në përmendoren e andartit grek Thimo Lolis i cili ka bërë masakra kundër popullsisë shqiptare në vitin 1914. Mandati paradoksal nga “jo grekët e Vranishtit”
Si deputet mandatin e vitit 2013-2017, Vangjel Dule e ka falë votave të shqiptarëve. Ekzistojnë të dhëna se në vitin 2013, Vangjel Dule dhe Vasil Bollano i kanë premtuar disa emigrantëve shqiptarë në Athinë të cilët janë nga komuna e Vranishtit-Lumi i Vlorës, se do t’ju sigurojnë lehtësira për marrjen e shtetësisë greke, por ata duhet të votonin gjithnjë PBDNJ. Bëhet fjalë për rreth 6.800 vota.91-900x675Kjo nuk është gënjeshtër, por një e dhënë e shprehur para pak kohe në një shkrim nga Panajot Barka, i botuar në portalet greke. Panajot Barka shkruan se Vangjel Dule mori vota në Vranisht të cilët “janë shqiptarë dhe jo grekë…”
Më tej Barka thotë se pritet që Vangjel Dule të dalë nga koalicioni si hero, duke kërkuar mbrojtje nga Athina zyrtare. Këtë taktikë Vangjel Dule e ka bërë disa herë… Pra, që më 25 Prill 2015, Barka ka paralajmëruar teatrin heroik të Vangjel Dules për dorëheqjen si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Vangjel Dule gjithnjë luan në dramë rolin e “heroit” me lojë fjalësh për të justifikuar dështimet e tij në krye të PBDNJ.17.-900x675Dule prej shumë vitesh është edhe përfaqësuesi i “deputetëve ortodoksë me kombësi shqiptare” në Lidhjen Botërore të Deputetëve Ortodoksë me qendër në Moskë dhe Athinë. Si është e mundur që një deputet me kombësi greke të përfaqësojë deputetët ortodoks me kombësi shqiptare në Kuvendin e Lidhjes Botërore të Deputetëve Ortodoksë? Disa gjëra për veten që z.Dule nuk i thotë asnjëherë
Dule, që hiqet si hero i nacionalizmit grek nuk e thotë kurrë. Por bashkëshortja e tij është shqiptare 24 karatshe, ndaj fëmijët e tij janë aq shqiptarë sa edhe grekë. Nuk do kish asgjë të keqe ta thoshte. Ne shqiptarët krushq që të parë në Ballkan kemi grekët. Duke hedhur baltë Vangjeli mbi kulturën dhe historinë shqiptare, z.Dule hedh baltë edhe mbi familjen e bashkëshortes, të gjyshërve dhe të fëmijëve të tij.814Familja e Vangjel Dules është nga Goranxi, por rrënjët e kësaj familjeje janë nga Gumenica dhe erdhën në Goranxi para 150-120 vitesh si barinj, me dhentë e bejlerëve shqiptarë nga Epiri i Poshtëm, nga Çamëria. Propaganda kishtare, presionet e ndryshme ndër vite kanë bërë që dhjetëra fshatra dhe mijëra shqiptar ortodoksë të asimilohen dhe të deklarohen me kombësi dhe kulturë greke. Por regjistrat e vjetër i tregojnë rrënjët e tyre shqiptare.Për t’ja vërtetuar se Goranxët kanë rrënjë shqiptare po botojmë një foto të vjetër ku ka dalë Mitro Kuruni, me plisin i bardhë lab, e vetmja shenjë e veçantë që dallohen shqiptarët nga të tjerët. Mitro Kuruni ka lindur më 1870 dhe rrojti 117 vite.1810-675x1024Veç atyre që nuk thotë për familjes, z. Dule duhet të na tregojë edhe kush ja dha të drejtën e bursës në kohën e komunizmit për të studiuar për anglisht. Në atë periudhë disa bursa të veçanta si anglishtja, gjermanishtja, etj., ishin me pikatore dhe u jepeshin vetëm të përkëdhelurve të Partisë së Punës me miratim nga Komiteti Ekzekutivë i qytetit, në këtë rast qyteti i Gjirokastrës.E pastajmja e zgjedhjeve vendore do tregojë se Vangjel Dule është një “hero” në acarimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe si gjithnjë për të lyer pak buzët me mjaltin e pushtetit, ai do të kthehet në një servil këpucë-lustrues duke marrë rolin e paqësorit të këtyre marrëdhënieve fqinjësore.

Nga Arben Llalla , gazeta Dita