Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Mediat greke: Tirana po kërkon “reston”, Presidenca nuk do e heqë emërtimin “Himara e Vorio Epirit”

Filed under: Cameria |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Mediat greke kanë nisur të “thumbojnë” Shqipërinë njësoj si mediat serbe, duke kërkuar kështu “reston” pas kërkesës që Ministria e Jashtme e Shqipërisë i bëri zyrtarisht Athinës për heqjen nga faqja e presidencës greke të emërtimit “Himara e Vorioepirit”.

Gazeta “Protothema” shkruan për ngjarjet në Dervican si dhe për rrezikun e rikthimit të Ballkanit në një “fuçi baruti”. Sipas kësaj gazete, s’është rastësi që kryeministri Rama nuk e dënoi helikopterin shqiptar mbi fushën e futbollit të Beogradit, dhe duke u përpjekur të kultivojë një profil modern dhe evropian, “i shkel syrin” partisë së çamëve. Edhe paraardhësi i Ramës, Berisha, kështu veproi në vitin 2012 kur deklaroi se kufijtë e Shqipërisë shkojnë deri në Prevezë, shkruan më tej gazeta. Duke iu referuar një zyrtari të ministrisë së jashtme greke, gazeta shkruan: “Nacionalizmi shqiptar dhe fanatizmi islamik, mund të bëhen një përzierje shpërthyese që kërcënon të ngrejë Ballkanin në ajër”.

“Protothema” nuk harron të përmendë edhe tekstet shqiptare të historisë dhe gjeografisë me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë si dhe që Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, kanë “prodhuar” xhihadistë fanatikë, të cilët shkaktojnë shqetësim në Perëndim.

Në fund gazeta prek faktin që 2 nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila dhe Ergys Kaçe, të cilët i quan “tifozë të Shqipërisë së madhe” luajnë me ekipe greke.

Pas “Protothemës” është dhe gazeta “Ethnos” që shkruan për kërkesën e Shqipërisë për fshirjen e emërtimit “Himara e Vorioepirit” nga faqja e presidencës greke. Sipas kësaj gazete me kërkesën për fshirjen e këtij emërtimi, “Tirana i kërkon reston Athinës”. Sipas kësaj gazete, një kërkesë e tillë u bë nga Tirana zyrtare me qëllim që të minimizohen incidentet në Dervican, ku u sulmuan anëtarë të minoritetit grek, dhe këto u vlerësuan si incidente të izoluara. “Qeveria shqiptare kalon në kundërsulm, në vend që të kërkojë falje për flamurin e “Shqipërisë së madhe” që përfshin Epirin, Maqedoninë perëndimore dhe Korfuzin”, shkruan gazeta, duke theksuar ndër të tjera se sipas informacioneve që disponon, presidenca greke nuk ka ndërmend ta ndryshojë emërtimin.

Një ditë më parë Shqipëria i dërgoi një note proteste Greqisë, përmes ambasadorit të saj në Tiranë, Rokanas, ku i kërkoi që të hiqet emërtimi “Himara e Vorio-Epirit” nga faqja e presidencës greke. Por, siç shihet në foto, sot nuk është hequr ende ky emërtim.