Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Idrizi: Shqipërisë i mungojnë dy krahët e shqiponjës, Kosova dhe Çamëria

Filed under: Cameria |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

CameriaKryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi bëri dje thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve rreth çështjeve të mëdha të kombit tone si bashkimi kombëtar dhe çështja came. Pjesëmarrës në Aktivitetin Qendror të Diasporës Shqiptare në Gjenevë të Zvicrës, z. Idrizi tha se bashkimi kombëtar nuk duhet të jetë tabu dhe se të gjithë duhet të bashkohemi rreth çështjes kombëtare. I pritur me eufori dhe duartrokitje në sallën e tejmbushur me mbi 8 mijë shqiptarë të diasporës, z. Idrizi foli në emër të shqiptarëve të Çamërisë, pasi kishin përshëndetur presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferri.

“Unë jam ketu për të sjellë zërin e Çamërisë. Shpirtin tonë të shumëfishuar nga vitet dhe dhimbja e që nuk do të gjej prehje deri sa të kete drejtësi. Që nuk do të gjejë prehje deri sa shpirtërat tanë të bashkohen me trupin e zhuritur të nënës Çamëri. Babai im ishte 2 vjeç kur u përzu nga trojet e veta vetëm se ishte Shqiptar. E pra ai nevojen për drejtësi ma ka kaluar mua, e unë jam sot bashkë me 300 mijë Shqiptarë të Çamërisë  por jo vetëm …Une i frymezuar nga kjo salle po deklaroj: Pritna Nëna Jonë Çamëri se i ke Djemtë në Shqipëri, në Kosovë, ndër Shqiptarët e Diasporës, ndër Shqiptarët e Maqedonisë, ndër Shqiptarët e Malit të Zi, ndër Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit …Në emër të Shqiptarëve të Çamërisë Ju Uroj të Gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen për 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar e Ju ftoj të luftojmë për të hedhur poshtë vendimet e konferencës së Londrës të vitit 1913, Ju ftoj të punojmë e luftojmë për Bashkimin Kombëtar.” – tha z. Idrizi

 

Më tej, z. Idrizi vlerësoi rolin e aleates më të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, sipas tij i ka dhënë kombit tonë të drejtat që i janë mohuar. Z. Idrizi deklaroi se Shqipëria do të bëhet në momentin që nuk do t’I mungojnë dy krahët e shqiponjës, Kosova dhe Çamëria, si pjesë e pandashme e kombit tone. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në betejat kombëtare duke i thirrur pjesmarrjes së shqiptarëve të diasporës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur afro 200 vjet më parë, Naum Veqilharxhi kërkonte një shtet shqiptar, ai nuk e mendonte të ndarë siç është sot Shqipëria politike nga viset e tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, Greqi, Kosovë, Maqedoni e Çamëri. Kur 100 vjet më parë, plaku i Vlorës Ismail Qemali ngriti flamurin, ai mendonte një Shqipëri me të gjithë vilajetet ku jetonin shqiptarët. Ai nuk e imagjinonte se ky flamur do të ishte vetëm për Shqipërinë e sotme politike. Ne sot nuk festojmë, por ne përkujtojmë 100 vjetorin e atij akti të lartë të babait themelues të kombit tonë. Ne sot nuk gëzojmë sepse një vit më vonë, në 1913 konferenca e ambasadorëvë në Londër e ndau Shqipërinë tragjikisht. E ndau me bindjen se po bente nje padrejtesi dhe me besimin se Shqiptaret nuk do te reagonin. E ndau shpirtin nga trupi. I ndau krahët e shqiponjës. Por fuqite e medha po Gaboheshin! Sepse ndryshe nga sa ata mendonin, kombi nuk u përkul, nuk u nënshtrua. Ai reagoi e po reagon ende e dëshmitarë për këtë jemi dhe ne në këtë sallë.” – theksoi z. Idrizi.

Aktivitetin Qendror të Diasporës Shqiptare është organizuar në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë me pjesëmarrjen e elitës politike dhe intelektuale shqiptare nga të gjitha trojet dhe nga diaspora.