Genocidi grek mbi popullsine came ne Cameri .

Filed under: Cameria |

masakra-ndaj-cameve

images

Masakrat Greke 1
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë
fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme
ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim, u përdorën të gjitha mënyrat, si
tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën
shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet,
burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Hyrja e ushtrise greke ne Janine ne 1913

Më 1913, u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të
tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjëve ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë.

Grat çame te perdhunuara ne Paramithi

Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke.

Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat
triumfoi fashizmi nacionalist. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e
parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë
Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U
shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.

Masakrimi i çamëve me sëpata

Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet… Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin… Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot.

Fshati Kabash ndodhet rrëzë maleve të Kopilaçës, tani i bashkuar plotësisht me qytezën e Vitisë, në anën jugore me hapësirë kodrinore-malore, kurse në anën veriore me sipërfaqe të rrafshët bujqësore. Në anën lindore kufizohet me lumin Morava, kurse në anën perëndimore me fshatin Smirë. Kabashi është një ndër fshatrat më të reja në Moravën e Epërme. Kabashin e themeluan kabashët e ardhur nga Kabashi i Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mes viteve 1780-1785. Sot Kabashi është një ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Vitisë me afro 400 shtëpi dhe me 3000 e më tepër banorë.

Në pjesën e dytë të muajit tetor të vitit 1913, një grup kaçakësh, të udhëhequr nga Rrustem Kabashi, zbresin nga mali në katund, hetohen nga rojat serbe dhe thirrjeve të tyre për t’u dorëzuar, për të treguar se kush janë, kaçakët u kundërpërgjigjen me armë, duke vrarë dy serbë.

Ngjarja ndodh në mbrëmje vonë, në anën perëndimore të xhamisë së fshatit, në largësi prej 20 metrash. Pushtuesi serb me kohë e priste një rast të këtillë për t’i shfryrë epshet shoviniste mbi popullin shqiptar. Atë natë u rrethua i tërë fshati nga forca të shumëfishta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe civilëve serbë. Sipas dëshmive të atyre që mbetën gjallë, që e përjetuan llahtarinë, në mëngjes të asaj vjeshte u arrestuan të gjithë meshkujt mbi moshën 15-vjeçare. Së pari të arrestuarit i ngujuan në xhaminë e fshatit, me pretekst se janë duke bërë hetime. Të njëjtën ditë të arrestuarit i dërgojnë (i ngujojnë) te Kulla e Mbretit në Viti. Kulla ishte te udhëkryqi ku ndahet rruga, që vjen prej mëhallës së debelldasve, për te tregu i sotëm i pemë-perimeve. Këtë kullë para 1912-tës e shfrytëzonte xhandarmëria turke, kurse më vonë xhandarmëria serbe si postëkomandë.

Atë që nuk arriti ta bënte ushtria serbe më 1912, siç veproi në fshatrat fqinje, kur u dogjën, u masakruan, u pushkatuan edhe fëmijët: në Smirë, në Goshicë, në Lugishtë (Lubishtë), në Mogillë, në Mollëkuq (Trestenik) etj., ky rast u desh të shfrytëzohej që t’i zhdukte nga faqja e dheut banorët e fshatit kryeneç dhe të “realizohej plani i Serbisë për kolonizimin, më mirë të thuhet për serbizimin e vendeve ku popullata ishte më tepër shqiptare” * Dr. Millovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, faqe 5.

Fshati ende nuk kishte arritur t’i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar Shefqet Turgut Pasha (1910), kur u dogj gati gjysma e fshatit dhe u vranë me tradhti, vëllezërit Adem e Mustafë Kabashi, frymëzues, organizatorë dhe pjesëmarrës të luftës në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës kundër Turgut Pashës, dhe ja tani erdhi okupatori tjetër edhe më i egër e më mizor.

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjygjit të “drejtësisë”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet, me përjashtim të dy shtëpive, të cilat i përballuan zjarrit ose u lanë me qëllim (shtëpia e Rexhep Çaushit dhe ajo e Hetem Hasanit).

Në plevica, ku ishin fshehur, u dogjën Zenel Rexhepi, 40-vjeçar, Qazim Shabani, 20-vjeçar, Rrustem e Shaban Sallahu, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar në praninë e nënës së tyre, e cila u kacafyt me xhandarët për t’i shpëtuar djemtë, Ibish Jakupi, 48-vjeçar u vra në fshat, Agush Ahmeti, 30-vjeçar po ashtu u vra në dalje të fshatit. Murat Salih Abdylin, 50-vjeçar, të sëmurë, veshur në këmishë e done (brekë), e vret shërbëtori i dikurshëm i tij, pasi e lirojnë si të sëmurë. I vrari u varros në vendin e ngjarjes, 250-300 metra larg Kullës, skaj rrugës në hyrje të fshatit Kabash, 30 m. afër mullirit të Miftijajve. Fshati u plaçkit. Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin… Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. Jahi Selmani (1896-1968), person i cili i shpëtoi pushkatimit, pas shumë vitesh, në rrojtoren e Misin Kabashit, në Gjilan, Gata Veleshanit nga Velekinca, xhelat në plojën e madhe të kabashëve, ia ka parë në dorë kutinë e argjendtë për duhan dhe qelibarin e Aziz Abdylit (hoxhë i fshatit, i pushkatuar). Çfarë mjerimi, të vrarët janë plaçkitur! Plaçkitësit i morën me vete të gjitha, duke lënë pas vetëm vajin e nënave për djemtë, vajin e nuseve për burrat, vajin e fëmijëve për prindërit dhe mallkimin e grave drejtuar vrasësve, barbarëve. Fshatit i vinte era shkrumb me javë të tëra. Gjëma e të vrarëve u dëgjua me ditë të tëra. U vranë, u therën me thika dhe u groposën aty 54 veta, disa për së gjalli, në një humnerë të përgatitur më parë te Zabeli i Sahit Agës, në afërsi të Kllokotit (tash pronë e Banjës së Kllokotit). Sipas Jahi Selmanit, i cili e pa me sy ngjarjen, aty ku u masakruan bashkëvendësit e tij thoshte se u krijua një tollovi e paparë. Xhandarët e ndihmuar nga ushtarët dhe civilët vendës serbë shtinin pa ia nda duke përdorur edhe bajonetat. Aty pati të vrarë edhe serbë. Siç duket, ata vranë njëri-tjetrin pas rebelimit të të arrestuarve. Në mesin e të vrarëve pati edhe mysafirë që u gjetën atë natë të kobshme në odën e Sylë Jasharit. Ata ishin tre veta, njëri prej tyre dhëndër i xha Sylës nga Ballanca, fshat në komunën e Vitisë. Në këtë plojë u vra edhe një mysafir tjetër nga Mogilla, Misin Luzha.

Fshati mbeti në duar të grave dhe fëmijëve. Shumica e nënave i rritën fëmijët në gjini, për t’u kthyer pas tre vjetësh, e për të filluar jetën në fshatin e djegur. Me mund të madh arritën t’i shërojnë plagët sadopak dhe t’u dalin zot trojeve që ua lanë amanet të parët. Ata nuk i harruan fjalët, mesazhin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Mustafë Kabashit, në vitin 1909 para se të çlirohej Shkupi, ku qëndruan dy net në Kabash për ta mobilizuar popullin në luftë kundër turqve. Që atëherë u kishin thënë të tubuarve në oborrin e xhamisë së fshatit: “Ky truall është i yni. Ta ruajmë e ta mbrojmë si sytë e ballit” (sipas Saqip Misin Salihut 1882-1961).

Peripecitë nuk kanë të sosur. Duhej të ndërtoheshin shtëpitë dhe gjithçka tjetër që u nevojitej për jetë. Disa familje u shuan, disa të tjera u shpërngulën në Turqi. Pastaj filloi kolonizimi i fshatit me serbë të ardhur nga Vllasina. Toka u merret, po dëshira për të jetuar në trojet e të parëve nuk u shua kurrë.

Pas një hulumtimi kemi gjetur emrat e 44* kabashasve të vrarë dhe tre mysafirëve, kurse të tjerët janë të familjeve të shuara, të shpërngulura ose numri i të vrarëve ka qenë më i vogël se sa flitej. Është për të ardhur keq që vendi ku janë groposur të masakruarit e kanë mbuluar ferrat dhe nuk është i shënuar me asgjë. Kjo papërgjegjësi ndaj së kaluarës, të të vrarëve nuk falet, kjo papërgjegjësi është e porositur nga vrasësit, është e dëmshme, kundër vetvetes, kundër interesave tona kombëtare, kundër të së ardhmes.

Asnjë nga varrezat masive (mbi 350 viktima) të vitit 1912/1913 në komunën e Vitisë nuk është e shënuar. Turp i madh! Njerëzit e përgjegjshëm, të mirë, duhet të ndërhyjnë një orë e më parë. Të shënohen këto vende të plojës, se gjaku i derdhur edhe pa dëshirën e të masakruarve na ndëshkon. Të shkruhet historia e të të pushkatuarve, t’i tregojmë vetes, gjeneratave, botës se masakrat, plojat mbi shqiptarët janë të hershme që nga periudha e ngritjes së shtetit serb.

*Emrat e të ekzekutuarve: 1. Misin Salih Cenaj, 52-vjeçar, 2. Murat Salih Cenaj (50), 3. Avdyl Salih Cenaj (34), 4. Hysen Jakup Cenaj (35), 5. Ibish Jakup Cenaj (52), 6. Isak Jakup Cenaj (31), 7. Agush Ahmet Cenaj (30), 8. Hamëz Nezir Cenaj (18), 9. Qerim Ali Cenaj (50), 10. Alush Ali Cenaj (26), 11. Hafiz Qerim Cenaj (22), 12. Halit Qerim Cenaj (20), 13. Azem Kamer Cenaj (48), 14. Sefedin Azem Cenaj (16), 15. Aziz Elez Cenaj (47), 16. Rexhep Çaush Veselaj (63), 17. Smajl Bajram Veselaj (60), 18. Bajram Smajl Veselaj (39), 19. Hamit Selaman Veselaj (50), 20. Jashar Islam Muçaj (60), 21. Islam Jashar Muçaj (30), 22. Murtez Brahim Muçaj (52), 23 Hamdi Murtez Muçaj (17), 24. Kadri Brahim Muçaj (37), 25. Isuf Brahim Muçaj (22), 26. Qamil Osaman Muçaj (18), 27. Zenel Rexhep Muçaj (40), 28. Hazir Shaban Muçaj (45), 29. Qazim Hazir Muçaj (20), 30. Shabi Sadik Muçaj (37), 31. Ramadan Ramadan Kuklubeci (30), 32. Rrahim Sallah Trakalaçi (53), 33. Ali Sallah Trakalaqi (50), 34. Hebib Ali Trakalaçi (25), 35. Aziz Avdyl Trakalaçi (47), 36. Faik Aziz Trakalaçi (19), 37. Abaz Sallah Trakalaçi (65), 38. Veli Abaz Trakalaçi (45), 39. Rrustem Veli Trakalaçi (19), 40. Shaban Veli Trakalaçi (17), 41. Hysen Abaz Trakalaçi (18), 42 Misin Luzha (mysafir, fshati Mogillë), 43. Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballancë), 44. Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballancë).