Avionë F16 në Himarë, deputeti grek “kërcënon” shqiptarët

Filed under: Cameria,Politike,Shqiperia Natyrale |

Një deputeti i partisë ultranacionaliste “Agimi i Artë në Greqi ka propozuar në parlamentin grek, që avionët luftarakë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare. është korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro, ai që ka bërë të njohur deklaratën e deputetit Kristos Papas, i cili në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare”.

Sipas gazetarit, fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një debat të vogël midis deputetëve. Kjo nuk eshte hera e pare qe Papas ben deklarata antishqiptare.

Prej disa ditësh, në Himarë, policia dhe IKMT, kanë nisur një aksion në prishjen e disa ndërtimeve pa leje, në kuadër të investimeve publike në këtë zonë. Por aksioni është pritur me reagime të ashpra nga ana e banorëve, të cilat i kanë kundërshtuar këto prishje.