Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ambasadorja e Kosovës-Vuçiçit: S’njeh pavarësinë? Mirupafshim!

Filed under: Kosova,Shqiperia Natyrale |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka replikuar përmes rrjeteve sociale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Deklaratave të presidentit serb se do t’i thoshte ‘mirupafshim’ dialogut me Kosovën nëse kusht vendosej njohja e pavarësisë, Çitaku i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Nëse normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do thotë se ne duhet të njohim Kosovën si të pavarur- atëherë faleminderit, mirupafshim”- ishte deklarata e Vuçiç për mediat serbe.
Ndërsa përgjigjja e Vlora Çitakut, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është përgjigjur: “Në rregull, mirupafshim”. Ky qëndrim i ambasadores Çitaku është mbështetur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe nga ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, të cilët e kanë bërë pjesë të profilit të tyre në “Twitter”.