Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Albin Kurti nga protesta: T’i themi mjaft akrobatit Thaçi

Filed under: Kosova,Politike,Shqiperia Natyrale |

Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, mijëra veta morën pjesë në një protestë në Prishtinë me organizimin e lëvizjes Vetëvendosje , për të kundërshtuar idetë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se “Kosova nuk mund të ndahet dhe pavarësia është e panegociueshme”.

Ai tha se “duke i tundur kufijtë e Kosovës para (Aleksandër) Vuçiçit ai (presidenti Thaçi) po e joshë Serbinë si një bishë të egërsuar për territorin tonë. Prandaj 29 shtatori është më i rëndësishëm se çfarëdo datë e zgjedhjeve lokale a parlamentare në Kosovën e pasluftës”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.Idetë e tilla nxitën reagime të partive politike në Kosovë por edhe në skenën ndërkombëtare