Xhensila dhe Besi drejt altarit, disa detaje të dasmës VIP

Filed under: Showbiz |

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori po aq i njohur i humorit Bes Kallaku i japin fund beqarisë. Prej kohësh flitej në median rozë për dasmën VIP, por tashmë kur ditët po afrohen janë mësuar më shumë detaje. Dasma është mbrëmjen e 1 shtatorit në Pallatin e Brigadave. Një dasmë me shumë të ftuar dhe shumë surpriza është duke u përgatitur. Besi dhe Xhensila kanë disa vite bashkë dhe janë ndër çiftet më karizmatik të “show-bizz” ndaj mezi presim ti shohim ata me kostumin e dhëndrit dhe fustanin e nusërisë.