Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Xhejmsi Dervishi,vajza që flitet se do të zërë vendin e Marina Vjollcës

Filed under: Showbiz |

“A ma fal” është klipi më i ri i këngëtarit Young Zerka, në skenat e të cilit direkt pas publikimit ajo që e ka marrë vëmendjen është vajza e bukur seksi, e cila shfaqet në një liman me anije të ankoruara. Ajo është modelja Xhejmsi Dervishi, të cilën këngëtari e përzgjodhi mes 15 modeleve të tjera për projektin e tij të fundit. E nëse shihni klipin, Xejmsi bën përshtypje jo vetëm për trupin gjithë muskuj, por edhe për aktrimin, duke realizuar fiks rolin e vajzës joshëse që provokon Zerkën.Por duket se modelja, e zbuluar si imazh nga fotografi i njohur Sonny K. Elson, është ndër figurat e reja më të preferuara të momentit në showbizin shqiptar. Përveçse u shfaq në programin “Xing me Ermalin”, ajo po përflitet se do të zëvendësojë moderatoren e njohur Marina Vjollca në sezonin e ri të programit “Procesi Sportiv”.Thuhet se pas martesës me reperin Getoar Selimi, do të ketë ndryshime edhe në karrierën televizive të Marinës, kështu që kanë filluar diskutimet brenda televizionit “Top Channel” për zëvendësuesen e duhur. Xhejmsi, e ftuar në programin në fjalë, pak kohë më parë bëri madje dhe prova në studio, pasi u fotografua me skaletë në dorë.

Në një moment tjetër, ajo edhe u ngrit të kërcente me një nga futbollistët e panelit, si për të plotësuar figurën e një showgirl të vërtetë. Ndërkaq moderatori Edi Manushi u ul në një nga karriget e studios për ta vëzhguar si dukej Xhejmsi, e si për t’u bindur për partneren e tij të ardhshme.Ajo është 21 vjeçe, ka mbaruar studimet për Administrim e Politika Sociale. Ndër interesat e saj në jetë ajo rendit: angazhimin në politikë, biznes dhe drejtësi.Sa për pasionet e veçanta, thotë se e tërheqin shumë sportet ekstreme, ndërkohë që ushtrohet rregullisht me aktivitet fizik intensiv.Gjithsesi, për momentin po punon për vazhdimin e masterit në degën e Drejtësisë, dhe hedhjen e hapave për krijimin e biznesit të saj. Pasion të veçantë gjithashtu ka modën dhe botën e medias. Për t’u njohur më shumë me Xhejmsin, ju publikojmë fotot e saj ku tregon linjat e palestruara. Xhejmsi ishte kryesorja që u përfol si zëvendësuese e Marinës, përveç lojtares së “Big Brother 9”, Armela Hyseni.