Shkatërrimi i Johnny Depp. Nga depresioni, te varësia nga droga

Filed under: Showbiz |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Johnny Depp tregon më në fund të vërtetën, jo vetëm për gjendjen e tij fizike muajt e fundit. 55-vjeçari ka tronditur fansat dhe mediet, teksa në një intervistë të rrallë rrëfen përballjen me depresionin, paratë, dashurinë për drogërat, përfshirë edhe qetësuesit në çdo orë të ditës.

Aktori tregon për herë të parë se, ndarjen nga ish-bashkëshortja Amber Heard e ka përjetuar shumë keq, aq sa ra në depresion dhe vuri në rrezik edhe financat e tij.

Gazetari ka arritur ta realizojë intervistën brenda 3 ditësh, në një shtëpi të marrë me qira nga Depp në Londër. Ai e ka ndërprerë atë shpeshherë për të pirë duhan apo hashash, apo për të konsumuar pije alkoolike, duke treguar qartë gjendjen e rënduar psikologjike.

Përballja ligjore me ish-menaxherin dhe ish-truprojën e tij vijon, pasi këta të fundit pretendojnë se aktori i ka sasi të konsiderueshme parash borxh. Ai ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë e tij në shumën e 600 milionë dollarëve.

Ylli i “Hollywood”-it bëhet emotiv kur rrëfen mënyrën sesi i biri mësoi për problemet e tij financiare nga mediet dhe shokët e klasës. Por, ndarja nga Amber Heard duket se ka qenë goditja më e fortë.

“Nuk e duroja dot dhimbjen çdo ditë – thotë ai. Kur martesa ime mori fund, u shkatërrova. Në atë periudhë mbeta edhe pa parà dhe nëna ime vdiq”, tregon ai për vitin 2016.

“Shpëtimin në këtë moment e gjeta te vodka, nga mëngjesi në mbrëmje, e aty nisa të shkruaja një libër kujtimesh. Kam qarë aq shumë sa nuk shihja më nga sytë. Pyesja veten se çfarë kam bërë për të merituar këtë gjë”.

Beteja e tij vijon, edhe pse sot, i mbetur pa asnjë kacidhe, i duhet të kujdeset për fëmijët, duke mbështetur financiarisht ish-bashkëshorten Vanessa Paradise. Muajt e fundit, Depp i ka kaluar nëpër Europë, me “Vampirët e Hollywood-it”, ndërsa pret 25 milionë dollarë nga betaja ligjore me ish-kompaninë e menaxhimit.