Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Rihanna degjeneron publikisht Snapchat

Filed under: Showbiz |

Ashtu siç e pamë të gjithë Snapchat publikoi pak ditë më parë një reklamë ironizuese ku përfshinte ish-raportin e këngëtares Rihanna me Chris Brown.

“Do të preferoje më shumë të qëlloje Rihanna-n me pëllëmbë apo Chris Brown-in me grusht?”- ishte slogani pyetës i reklamës i cili mesa duket ka revoltuar jo vetëm fansat, por edhe vetë Rihanna-n. Episod i dhimbshëm ky i kujtuar nga koha kur këngëtarja ishte dhunuar nga Chris Brown në kohën që ishin në një lidhje.

Më pas Snapchat i kërkoi falje publikisht këngëtares, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar për t’ia ulur zemërimin divës së muzikës.

Së fundmi Rihanna ka publikuar në Instastory një foto ku i dedikon disa fjalë për Snapchat.

“Tani Snapchat, ti e di që nuk je programi im i preferuar. Thjesht po përpiqem të të tregoj se ku qëndron problemi më gjithë këtë. Do të doja ta justifikoja si injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Ju shpenzoni para duke animuar diçka që është e turpshme për të gjithë viktimat e dhunës në familje dhe bëni shaka me të.”, shkruan Rihanna në postimin e saj.

Epo nuk ka tolerancë! Të paktën kur preken tema të ndjeshme dhe për më tepër divat si Rihanna nuk të falin.