“Nuk kam bërë asnjë operacion plastik”

Filed under: Showbiz |

renee-zell-ndryshe I habiti të gjithë ditën e hënë me pamjen e saj të ndryshuar krejtësisht në eventin e Elle në Kaliforni, por Renee Zellweger theksoi se zërat për një operacion plastik janë “idiotësi”.“Jam e lumtur që njerëzit mendojnë se dukem ndryshe. Është e vërtetë që dukem ndryshe pasi po jetoj një jetë ndryshe, jam e lumtur dhe gëzohem që kjo gjë duket”, tha aktorja 45-vjeçare për ‘People’.Ajo shtoi: “Vitet e fundit i kam kaluar me dashuri dhe i kam kushtuar kohë vetes. Miqtë më thonë që kam gjetur paqen dhe shëndetin.”
Të hënën, Renee Zellweger pothuajse nuk njihej fare me ballin pa rrudha, vetulla në formë tjetër dhe mollëza të fryra, por duket se në këtë ndryshim nuk ka pasur gisht kirurgu.